web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas kosovar

1 Maj 2015, 08:16, Kronika CNA

Nga Interpol Tirana  eshte kryer ekstradimi  drejt vendit tonë nga Gjermania, i shtetasit kosovar Elez Rrahmanaj, 48 vjeç lindur në Suharek/Kosovë.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr.733, datë 08.04.2014, e ka dënuar me 9 muaj burg këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të ?Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave, vizave?, parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit, tonë u bë në Sachsen/Gjermani.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga hetimi paraprak e gjyqësor ka rezultuar se shtetasi kosovar Elez RRAHMANAJ, ka falsifikuar pasaporten e tij , duke vendosur në të një vizë polake të falsifikuar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në Rinas, shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.





Lajmet e fundit nga