web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradohet nga Greqia 40 vjecari Valmir Lika

30 Prill 2015, 06:15, Kronika CNA

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Valmir LIKA, 40 vjeç, banues në Korçë.

Ky ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr.41- 2008 -2157(318), datë.17.09.2008, e ka dënuar  këtë shtetas me 3 vjet burg, për kryerjen e vepërs penale “Prodhim dhe  mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve?, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Në aeroportin e Rinasit ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve.

 





Lajmet e fundit nga