Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Mijëra njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ardhur në Evropë. Shumë gjejnë vdekjen në Detin Mesdhe. Alaa Houd e ka mbijetuar udhëtimin. Ai ka ikur nga lufta dhe dhuna, shkaku kryesor i valës së refugjatëve.
Në orën pesë të mëngjezit për Alaa Houd fillon dita më e gjatë e jetës së tij. Së bashku me refugjatë të tjerë sirianë ai hip në një gomone në Izmir të Turqisë. Qëllimi i tij është të arrijë në një ishull grek në Egje. Por kalimi i detit përfundon në një odise për sirianin 28 vjeçar. “Në mes të detit anija jonë e mbingarkuar filloi të fundosej”, tregon i riu për DW. “Sisa refugjatë donin të qëndronin në barkë dhe shpresonin se do i shpëtonin rojet bregdetare turke.”
Por Houd dhe disa burra të tjerë vendosën që të notojnë në drejtim të Greqisë. “Ne donim t’i afroheshim sa më pranë destinacionit”, thotë Houd. “Po të na kishin gjetur autoritetet turke, atëherë do të na kishin futur ndoshta në burg dhe do të kishim pritur disa muaj deri në përpjekjen tjetër.” Por ai nuk kishte më para. Prandaj vendosi të notonte në drejtim të Greqisë.”
Të jetosh duke patur frikë nga vdekja
Tri orë qëndron Houd në ujë. Pastaj vijnë rojet bregdetare greke dhe e nxjerrin atë dhe shoqëruesit e tij. A ka patur frikë vdekja? “Jo”, thotë Houd dhe qesh hidhur. “Tre vjet rresht ka patur frikë se mund të vdiste në Siri, ku vdekja ishte gjithnjë pranë. Vendlindja e tij Al-Kiswah në jug të Damaskut është sulmuar si nga trupat qeveritare ashte edhe nga fronti Al-Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane. Kanë dashur ta detyrojnë që t’i bashkohej njërës palë dhe të luftonte. “Të notosh në mes të detit nuk është aq keq sa të jesh i rrezikuar nga bombat dhe plumbat”, vazhdon Houd. “Në Siri kalon në rrugë pa ditur gjë dhe papritur të bien bombat mbi kokë.”
Alaa Houd përshkruan kështu motivin e qindramijëra refugjatëve, të cilët kërkojnë çdo vit mbrojtje në Europë. Numri i tyre është më i lartë se asnjëherë më parë që nga Lufta e dytë Botëtore, thotë Alexander Betts, që drejton në universitetin e Oxfordit qendrën e studimeve për refugjatët. Ai flet për një katastrofë globale të refugjatëve, me 50 milionë njerëz në mbarë botën, që janë në arrati. “Gjithnjë e më shumë njerëz ikin nga konfliktet, nga dhuna dhe përndjekja politike”, thotë Betts. “Dhe gjithnjë e më shumë vijnë në Europë, sepse në rajonet nga vijnë nuk gjejnë as mbrojtje dhe as ndihmë.” Natyrisht që ka edhe refugjatë, që përpiqen të ikin nga uria dhe mjerimi ekonomik, që vijnë nga Gambia, Senegali, apo Mali në Europë. Megjithatë shkaku kryesor i flukseve aktuale të refugjatëve janë konfliktet e rënda, sidomos lufta civile në Siri. Meqenëse vendet fqinje Jordania dhe Libani nuk kanë më kapacitete për të pranuar më sirianët, gjithnjë e më shumë njerëz marrin guximin të kalojnë në Evropë. Një nga rrugët kryesore kalon përmes Turqisë dhe Greqisë, një tjetër përmes Libisë.
Pa shtet, shumë kontrabandistë
“Libia ndodhet shumë afër Evropës, ajo është trampulini për në Itali”, thotë studiuesi për refugjatët Betts. “Por si një shtet i shkatërruar Libia ofron kushtet optimale për rrjetet e trafikantëve.” Prandaj ato mund të veprojnë relativisht lirshëm në kryqëzimet e rrugëve mes Afrikës Lindore, Kepit të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Por trafikantët janë vetëm një simptomë e problemeve më të thella. “Dëshpërimi i refugjatëve krijon bazën për kërkesën ndaj ofertës së tyre”, thotë Betts.
Edhe Alaa Houd-it iu desh të përdorte kontrabandistët. “Unë kam takuar në Izmir një burrë, që e quante i veten Abu Faris.” Për 1100 euro ai organizonte udhëtimin me barkë. Megjithë përmbysjen e varkës Alan Houd arriti të arratisej. Rojet bregdetare greke e çuan atë fillimisht në një kamp, pastaj në Athinë. Për 3800 euro ai bleu nga një njeri, që quhej vetëm “afgani”, një pasaportë të falsifikuar çeke, me të cilën ai fluturon për në Frankfurt. Këtu i riu ekspert IT vazhdon odisenë e tij nga një kamp refugjatësh në tjetrin. Në Radevormwald në Nordrhein-Westfalen ai pret që prej pesë muajsh, që të pranohet si refugjat në Gjermani, dhe që të marrë gruan e tij dhe djalin tre vjeçar nga Siria. Kjo, thotë ai, do të ishte për të e vetmja arsye që të kthehej atje.
Deputeti Tom Doshi është thirrur ditën e sotme të merret sër...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot rrëzimin e kërkesës së U...
Pas largimeve masive të qytetarëve shqiptarë drejtë vendeve ...
Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, gjatë diskutimit ...
Një lokal nate në kryeqytet është përfshirë nga zjarri orët ...
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 812 rrënjë kanabis...
Nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtori...
Dita ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që ësht...
Aktori i Portokallisë, Bes Kallaku vë në lojë pjesën më të m...
Në kuadër të operacionit kundër kalimeve të paligjshme në Ku...
Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, tha dje se ja...
Vullkani “Calbuco” në jug të Kilit është aktivizuar pas më s...
Dy persona janë plagosur si pasojë një aksidenti të ndodhur ...
Truri i bebeve funksionon në mënyrë të ngjashme me atë të të...
Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm për të pasur një...
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka d...
Shkencetarët polakë, nga Instituti Moratex i Teknologjisë së...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...