web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Majko: Shqiptarët po largohen nga vendi sepse po vdes edhe fjala

23 Prill 2015, 07:33, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, gjatë diskutimit në Kuvend të raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga kolegët.

Gjatë fjalës së tij, Majko ka deklaruar se shqiptarët po largohen nga Shqipëria, dhe ata janë të majtë e të djathtë, të cilët mendojnë se ka disproporcion të madh midis asaj që duhet të ndodhë dhe asaj që ndodh realisht.

Sipas tij, në disproporcion është edhe në zbatimin e ligjit, për mënyrën si është shkruar dhe si vepron në të vërtetë. Deputeti i PS-së tha se në vendin tonë ligji ndryshe është i shkruar dhe ndryshe zbatohet. Sipas tij, ?në Shqipëri po vdes e shkruara dhe po fillon të vdesë edhe fjala?.

PANDELI MAJKO

Ne me gjithë mend mund të nxjerrim disa konkluzione që janë nxjerrë në raportin e ILDKP-së, qoftë dhe në rezolutën që keni bashkëngjitur. Mendoj, të nderuar kolegë, se pavarësisht dallimeve që kemi për punën e ILDKP-së, lidhur edhe me precedentë të veçantë, dhe do më falni që po të ecim me indikator dhe raste. Sot, njeriu më i sulmuar nga pala jonë duhet të ishte inspektori i Përgjithshëm, sepse, po të shikoni mirë se nga ka rënë hanxhari i ILDKP- së, do e kuptoni që lista ka goxha figura dhe personalitete të së majtës. Por ne sot nuk po diskutojmë se kush janë të majtë apo të djathtë. Në rastet kur shkelet ligji apo dyshohet se po shkelet ligji, kjo histori mbyllet aty.

Dhe, me të drejtë, inspektori tha se kjo është një çështje që i përket Prokurorisë. E vërteta është dhe përmblidhet në disa rreshta, që unë do t?i them shumë qartë. Pas vendosjes së zotit Gani është hera e parë që shoh deputetë që vihen në rresht dhe me një ndjenjë frike për herë të parë për të mbushur deklaratën e pasurisë. Mendoj se është nga të paktët njerëz që është vënë në atë detyrë, që nuk ka pyetur se ç?është, i majtë apo i djathtë. Flas për ata njerëz që janë emëruar pas zgjedhjeve të 2013-s dhe nëse mund të flasim se kujt i ka bërë më shumë dëm apo kujt i ka bërë më shumë të mira. Nëse do të ecim me këtë logjikë, zoti Gani është vënë për të keqen tonë, jo për të keqen tuaj.

Dhe boll të shikosh kallëzimet penale ndër vite; Në vitin 2012 ka pasur vetëm 6 kallëzime penale; Në vitin 2013, për arsye që po i quajmë edhe të justifikuara, vit zgjedhjesh dhe ndryshimi, ka pasur 0 kallëzime. Në vitin 2014 janë 114 kërkesa për ndjekje penale. Ajo që është shqetësuese dhe ajo që kam shkruar në relacion, është fakti i disproporcionit dhe problematikave që shfaqen në vazhdim me institucionet e tjera, të cilat zoti Gani i solli me shembuj. Nga Prokuroria, për raste të njëjta janë marrë vendime të ndryshme. Fjala më e pakët që mund të thuhet për këtë rast është ?skandal? dhe pastaj arsyetime të natyrave të tjera, që nuk i takojnë këtij diskutimi të sotëm.

Mendoj që, pas emërimit të zotit Gani pa ndonjë dashamirësi politike të caktuar, themi që është duke kryer dhe duke realizuar të gjitha ato që ne kemi diskutuar në rezolutën e vitit të kaluar, që i ngarkuam ILDKP-së. Dëshiroj të them që të gjithë jemi njerëz dhe mund të bëjmë gabime. Ajo që mund të them me plot bindjen, është se ILDKP reflekton atë që duhet të reflektojë mbi ne të parët dhe mbi drejtuesit e institucioneve të tjerët. Dhe që ka të bëjë me një fokusim të publikut, kemi frikë nga ligji ne që i bëjmë ligjet. Do me lejojë kryetari i Komisionit ta vazhdoj me diçka që është jashtë temës.

Sot ka shumë shqiptarë, të cilët po largohen nga vendi, jo të gjithë janë të djathtë, ka edhe të majtë. Dhe një pjesë e reagimit të shqiptarëve që po largohen, është ku disproporcioni i madh midis asaj që duhet të ndodhë dhe asaj që ndodh. Midis asaj që shkruan ligji dhe asaj që ligji vepron. Në Shqipëri po vdes e shkruara dhe po fillon të vdesë edhe fjala.

Nuk kemi pse fshihemi pas gishtit dhe të nxjerrim arsyetime të natyrave të ndryshme për atë që po ndodh me të gjithë ne. Prandaj, mendoj se sot, sa t?i vërviteshim zotit Gani, duke u kapur pas rasteve të veçanta, të cilat do t?i gjykojë sistemi i Drejtësisë, aq sa e kemi të pavarur, mendoj se është rasti për t?iu gjendur në krah këtij njeriu, i cili ndër të paktët na fut frikën për ligjin e shkruar. Dëshiroj të them që me të dyja duart do të përkrahja vendimin në vazhdim të institucionit, që drejtohet nga zoti Gani.

* * *
Nje nga kandidatët tanë kryesorë për pushtetin vendor është kontrolluar nga ILKDP- ja dhe, siç ndodh rëndom, ne po e diskutonim me shqetësim se çfarë mund të bënim.
Çfarë mund të bënim dhe zoti Xhafaj, dhe unë. Konkluzionin e parë që kishim, ishte që po të ndërhyhej, siç ndërhyhet rëndom, ai burrë atje do të kishte një arsye me shumë për ta marrë më qafë 10 herë më keq. Dhe prandaj sot kërkova që? e s?para kërkoj që të bëhem relator i institucioneve të pavarura.

Dua të them se ne sot mund të krenohemi me mënyrën se si po funksionon ILDKP-ja, jo se po ndihmon socialistët apo demokratët, se problemi nuk është si ka ardhur zarfi te kolegu ynë dhe miku ynë, Ridvan Bode. Por problemi më i madh sot, është kur ai njeri na thotë në mënyrë thelbësore që gruaja e dikujt fiton në punë parttime 100 milionë.

Si ka mundësi që Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët e shtetit shqiptar që paguhen me paratë e taksapaguesve, për katër-pesë raste të njëjta, gjyqtarin e Kavajës e çojnë për ndjekje penale, ndërkohë rastet e tjera nuk i çojnë. Këto janë histori që neve duhet të na shqetësojnë dhe jo të bëjmë dialog të tipit të reklamës ?kosi hahet apo pihet?.





Lajmet e fundit nga