Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin Top Story në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një web chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes webit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.
Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në Top Story, në të cilin për koinçidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama.
Disa media online këmbëngulin duke shkruar se Sokol Balla është pushuar nga puna, por e vërteta ? sipas burimeve të Shqiptarja.com – është pak ndryshe: Në fakt, ajo që po ndodh në këto orë është një proces dramatik mes drejtuesve të televizionit privat që shqetësohen për të mbrojtur principet morale dhe ndjeshmërinë e opinionit publik dhe gazetarit që insiston të mbrojë të drejtën e tij ndaj privatësisë.
Top Channel duket se është i orientuar të pezullojë për ca kohë praninë në ekran të Sokol Ballës sa të qetësohen ujërat , por pa ndërprerë kontratën e punës me një nga gazetarët më të rëndësishëm që ka. Nga ana tjetër Sokol Balla nuk duket i gatshëm të pranojë kompromise: Të ndërpresë qoftë dhe vetëm një emision të Top Story (pa llogaritur faktin që është pikërisht dita që ka të ftuar Edi Ramën), do të thotë për të të pësonte një dënim publik nga televizioni i vet dhe një prishje përfundimtare të marrëdhënies së tij të punës.
Ndërsa procesi mes këtyre dy pozicioneve zhvillohet në zyrat e mbyllura të Top Channel, nëpër kafene dhe në social media zhvillohet në mënyrë paralele një ?gjyq? i ngjashëm: Sokol Balla është fajtor apo jo për këtë që ka ndodhur? Opinionet në këtë pikë duken se konkordojnë duke e konsideruar atë video të sikletshme për protagonistin, por padyshim pa përmbajtje kriminale apo të paligjshme.
Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri: Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t?u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në web duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.
Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t?i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.
Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t?u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte.
Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!
Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika, përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.
Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.
Shqiptarja.com
Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e ...
Nga Eni BitrakuA eshte PS Blushi ? A duhet te kete te tjere ...
Policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin me iniciale A.M 43...
Para disa ditësh, në telefonat mobile të shumë personave po ...
Shtëpia e Bardhë nuk e ka përdorur termin genocid për të për...
Nga Baton HAXHIU Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, vide...
Një 50 vjecare nga Saranda, e cila ka ushtruar prostitucion ...
Policia e Vlorës ka sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e lloji...
Policia e Tiranës ka zbardhur emrat e grupit të gjobëvënësve...
Hyn në fuqi patenta me pikë. Lejet e drejtimit aktuale do të...
Qumështi është parë gjithmonë si një pjesë integrale e një d...
Turqia planifikon deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve at...
Në kuadër të opercaionit kundër kalimeve të paligjshme, Poli...
Kati i parë i një pallati në rrugën 5 Maji në kryeqytet ësht...
Policia e Shtetit bën me dije se është bërë i mundur ekstrad...
Ka përfunduar në Bruksel raundi i radhës i bisedimeve midis ...
Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill në vitin 1970....
Institucionet publike në vend dhe gjykatat kanë marrë një sh...
Të qenit i motivuar është një gjë e mirë por nuk ka garanci ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...