web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndësia e magnezit në organizëm

15 Prill 2015, 14:15, Aktualitet CNA

Magnezi është mineral shumë i rëndesishem në formimin e kockës, gjithashtu ai është një komponent përbërës në shumë enzima që luajnë një rol te rendesishem ne nivelin e proteinave, kolesterolit dhe karbohidrateve ne metabolizmin e njerezve.

Burimet më të mira ushqimore: Gruri përbën burimin ushqimor me përmbajtje më të lartë magnezi, i shoqëruar nga çaji jeshil. Burime të tjera të rëndësishme janë: farat e kungullit, ananasi, fasulet, spinaqi dhe patatet e embla, etj.

Defiçenat e magnezit do të karakterizohen nga acarimi i lekurës dhe çrregullim i nivelit të kolesterolit. Nëse evidentohet ai mund të shkaktojë ngacmime të sistemit nervor simptomat e së cilave janë të ngjashme me sëmundjen e Parkinsonit, duke u karakterizuar nga dridhje dhe vështirësi në ecje.

 





Lajmet e fundit nga