web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë mitet që shoqërojnë njerkat

15 Prill 2015, 13:45, Aktualitet CNA

Sapo shihni të shkruhet apo dëgjoni të flitet për njerkat, menjëherë mendoni negativisht! Të qenët njerkë është si të kesh një sekret të vogël, por të sikletshëm, për të cilin nuk dëshiron t?i flasësh askujt. Pavarësisht statistikave mbi familjet e mëdha, ku 42% e amerikanëve pohon se ka të paktën një të afërm ?të huaj?, shumë persona shtrembërojnë fytyrën kur bie fjala për ?njerkën?.

Dhënia e këshillave të duhura për njerkat, si për një familje ?natyrale?, është një gjë absolutisht e panevojshme, sepse normalisht familjet me njerkë, në rastin konkret, janë shumë të ndryshme nga ato origjinalet. Ne po ju paraqesim 5 ?mitet? apo ?gënjeshtrat? që njerkat janë të detyruara t?i dëgjojnë shpeshherë, por edhe arsyet e duhura për t?i injoruar këto të pavërteta.

Gënjeshtra e parë: ?duhet t?i doni fëmijët e burrit si të ishin të tutë?/ Rënia në dashuri me dikë nuk do të thotë të duash domosdoshmërisht edhe fëmijët e tij. T?i kërkosh një gruaje që të dojë një fëmijë të cilin nuk e ka ?parashikuar? ose i ka dhënë jetë, është si t?i thuash dikujt që të zgjedhë një fëmijë rastësisht dhe ta dojë përjetësisht. Kjo nuk është aspak një gjë realiste, por as edhe e drejtë. Reagoni me xhentilesë dhe respekt reciprok. Nëse dashuria do të lindë vetvetiu, atëherë kjo do të ishte një vlerë e shtuar dhe e mrekullueshme.

Nëse do të jeni e këndshme me fëmijët, ata do të pranojnë/ Edhe pse mund të jeni fantastike, fëmijët e burrit tuaj ju refuzojnë sërish. Për ata, pranimi i partneres së re të babait është si një lloj tradhtie ndaj së ëmës. Duhet ta pranoni, mos e merrni personale. Duhet gjithashtu që të adaptoheni me rolin e dëshiruar prej fëmijëve, në mënyrë që të garantojë respektin që meriton çdo i rritur.

Duke qenë një njerkë ju jeni një prind/ Njerkat nuk duhet të kushtëzohen me prindërimin. Jemi aq shumë të tërhequr nga katër shkronjat, M-A-M-A, saqë harrojmë se roli i ?gruas së babait? është shumë i thjeshtë! Shumë fëmijë preferojnë ta mendojnë kështu, sidomos kur të dy prindërit e vërtetë kanë një rol aktiv në jetët e tyre. Nuk është e thënë se duan një prind të tretë, madje për disa kjo është një gjë shumë e bezdisshme. Pra, jeni thjesht të rritura, të përgjegjshme dhe lini që prindërit të bëjnë punët e tyre.

Fëmijët duhet të jenë prioriteti juaj/ T?i vini nevojat e fëmijëve të burrit përpara tuajave, mund t?i bëni ata dhe partnerin tuaj të mendojnë se nevojat tuaja janë më pak të rëndësishme se të tjerat. Familja e madhe kërkon bashkëpunim të ndërsjellë. Po, jeni të rritura, por edhe ju keni dëshira dhe meritoni të jeni plotësisht të lumtura. Bëni kujdes, nëse ndiheni të stresuara dhe të mërzitura, mbase po i anashkaloni nevojat tuaja prej shumë kohësh.

Njerkat janë të këqija/ Një njerkë duhet të bëjë sforco të mëdha për të mos u quajtur e ?keqe?. Mënyra më e mirë për t?i dhënë fund kësaj legjende është që të mos ndikoheni tashmë nga kjo lloj klisheje. Jepni shembullin e mirë. Mos u ndieni në siklet që të thoni se jeni njerkë. Ecni përpara me kokën lart dhe tregojini botës se çfarë do të thotë të qenët një njerkë, një grua inteligjente, e dashur dhe e kujdesshme. Një grua që jep më të mirën nga vetja, edhe në situatat më të komplikuara!





Lajmet e fundit nga