Vrasja e Mirit të Xhikes, lirohet me kusht Lavdërim Tufa
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënua...
Avokatët e deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj përmes një deklarate për shtyp janë shprehur se klienti i tyre po pengohet të ushtrojë funksionet si deputet duke u mbajtur padrejtësisht në masë sigurie.
Ndërkohë kanë theksuar se Doshit nuk i është komunikuar asnjë akuzë zyrtare dhe se nuk është kryer asnjë akt ekspertimi prej 3 javësh. Ata kanë shtuar se në USB-në dhe laptopin e sekuestruar nuk ka asnjë informacion.
Gjykata më parë vendosi për deputetin Tom Doshi masën ?arrest shtëpie?, ndërsa avokatët i cilësojnë akuzat me prapavijë politike.
Deklarata e plotë e avokatëve
Sikunder është deklaruar që në fillesat e kësaj cështjeje, procedimi në ngarkim të deputetit Tom Doshi e tejkalon vetveten. Kjo cështje në fakt ka të bëjë me funksionimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi, me pavaresine e institucioneve, pra, nuk ka te beje thjesht me deputetin Tom Doshi, por me respektimin e ligjit dhe te garancive qe duhet te kete cdo qytetar shqiptar, vecanërisht kur ndodhet nen presionin e veprimeve arbitrare, qe ndodh të kapercejne vetë qellimin qe duhet te ndjekin organet e drejtesise. Është një sinjal alarmi qe na tregon se nuk mund të orientohemi drejt sistemeve perëndimore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës,me metoda bizantine.
Kane kaluar mbi dy jave qe deputeti Tom Doshi ndodhet ne arrest shtepie, i penguar te ushtrojë funksionet e tij si i zgjedhur dhe si deputet i parlamentit shqiptar, i privuar nga e drejta per te patur kontakt me zgjedhesit e tij, e, gjate gjithe kesaj kohe atij ende nuk i eshte komunikuar nje akuze konkrete, ende nuk është thirrur qe te japë versionin e tij te ngjarjes dhe fakteve! Nuk arrijme te kuptojme pse Prokuroria nuk ka ngritur ende asnje akuze zyrtare per deputetin Tom Doshi. Pa nje akuze zyrtare askush nuk mund te mbahet ne kushtet e arrestit, qoftë ky edhe shtëpiak dhe ne asnje menyre nje deputet, i cili ka detyra publike te cilat ka detyrimin t?i ushtroje i lire dhe i papenguar.
Ndersa me shpejtesi marramendese u kerkua qe te vihet nen arrest, kane kaluar afro tre jave qe ekspertet e Drejtorise se Policise Shkencore, nuk kane kryer nje akt ekspertimi. Me të drejtë, shtrohet pyetja: Nuk janë ne gjendje, apo ka arsye te tjera qe i pengojne te japin nje konkluzion persa është kërkuar nga prokuroria?! Urojmë dhe shpresojmë që struktura përgjegjëse për këtë ekspertim dhe drejtuesit e saj, të mos jenë nën trysninë e ndonjë presioni, që nuk do të ishte i ri tashmë për këtë cështje. Nuk do të donim të dyshonim se paanësia dhe objektiviteti i drejtuesve të kësaj strukture, është i ndikuar nga ndonjë konflikt interesi me detyra ekspertimi të mëparshme të kryera prej tyre. Gjithashtu nuk do të donim që ndikimi i të tillë drejtuesve të mos jetë shkaku për vonesat në konkluzionet e eksperteve. Por ecuria e ngjarjeve, po na detyron në fakt të ngremë dyshime.
Nderkohe, disa gazeta kane publikuar prej dy ditesh lajmin se ne laptopin dhe USB-ne e bllokuar ekspertet nuk kane zbuluar asgje! Ne fakt, nuk kane se cfare te zbulojne sepse nuk ka ndodhur asnje kanosje! E verteta eshte se vete Durim Bami ka deklaruar se nuk eshte kercenuar kurre!
Eshtë tashmë haptazi evidente se procesi ndaj deputetit Doshi, është i ngarkuar me prapavija qartazi politike, i kryer ne shkelje flagrante te ligjit, ne dhunim te hapur te garancive qe duhet te gezoje cdo qytetar i Republikes se Shqiperise dhe qe jane te sanksionuara ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne Aktet Nderkombetare, pergjithësisht te pranuara dhe te ratifikuara nga Kuvendi i Shqiperise.
Qysh ne fillim, Prokurori i Pergjithshem, ka urdheruar fillimin e procedimit penal ne ngarkim te Durim Bamit, per vepren penale te vrasjes, mbetur ne tentative,nga Prokuroria e Krimeve te Renda, duke shmangur qellimisht hetime sipas kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit për personin qe i ishte njoftuar deputetit Doshi si porosites për kete vrasje. Në fakt, per personat me imunitet ishte Prokuroria e Pergjithshme qe duhet te fillonte procedimin, si organi kompetent per hetimin e deputeteve!
Per thuajse tri jave, u pyeten nje numur i madh personash, nder te cilet edhe deputete, ministra, madje edhe vete kryeministri i vendit, dhe ne momentin kur deputeti Doshi kerkoi qe te pyetet Prokurori i Pergjithshem, Prokuroria e Krimeve te Renda e refuzoi me vendim nje kerkese te tille dhe menjehere shpalli moskompetencen e saj duke ia derguar ceshtjen Prokurorise se Pergjithshme. Mund edhe ta mirekuptojme presionin e madh qe eshte ushtruar ndaj te gjitheve ne Prokurori, por ligji duhet zbatuar me perpikmeri per te gjithe njesoj.
Ne vijim, edhe Gjykata e Larte, nuk e shmangu dot anshmerine e saj. Nje anetare e kolegjit penal kerkoi doreheqjen per shkak te konfliktit te interesit, por kjo kerkese iu rrezua nga kryetari i Gjykates se Larte. Perse valle? C?ishte gjithe ky ngut per te vendosur per kufizimin e lirise se deputetit? Perse gjithe ky zell per te caktuar mase sigurimi per akuza te paqena dhe te paprovuara?!
Veshtire te pergjigjemi per kete pyetje. Do na duhet te dalim jashte rolit dhe funksionit te avokatit. Por nga ana tjeter, e kemi për detyrë ti ngremë të gjitha dyshimet dhe pikëpyetjet e rastit, pasi nuk mund te braktisim misionin tone per te qene opozite ndaj keqadministrimit te drejtesise nga cilido qofte.
Ndaj do ta vazhdojme betejen tone ligjore, synimi i se ciles shkon pertej ceshtjes ?Doshi?! Jemi te sigurt pasi kemi bindjen absolute se deputeti Tom Doshi është i pafajshem, jemi te sigurt per fitoren pasi kemi bindjen se te gjithe qytetaret shqiptare jane te interesuar qe shteti i se drejtes te jete efektiv ne Shqiperi, qe organet e drejtesise te udhehiqen gjithmone nga respektimi i ligjit dhe vetem ligjit, qe proceset te mos perdoren per shmangjen dhe eleminimin e kujt mendon ndryshe, qe cdo qytetari ti sigurohet nje proces i rregullt ligjor. Një padrejtësi apo diskriminim i bërë ndaj dikujt, është në fakt një padrejtësi e bërë ndaj kujtdo.
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënua...
Njeriu i parë i cili do t’i nënshtrohet një transplanti të k...
Nga Kastriot MYFTARAJPas publikimit dje të shkrimit tim: “Pë...
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar pas d...
Marsi konsiderohet një planet armiqësor për jetën. Mirëpo ma...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënua...
Njerëzit duhet të jenë të aftë të punojnë dhe të ndërveprojn...
Nga Miron ÇAKO*Zoti Blushi!Në shkrimin tuaj në gazetën Panor...
Është e nesërmja e Krishtlindjeve të vitit 2004, pas rizgjed...
Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj...
Kandidatja socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari...
Pavarësisht se koalicioni PS-LSI ende nuk e ka një kandidat ...
Nga Artan FugaPas deklaratës të z.Kryeministër të Shqipërisë...
I shihni se si shëtisin, i mbajnë përdore, qeshin dhe kënaqe...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman siguron ...
Ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e të dhënave ndodhin çdo...
Kreu i PDK, Nard Ndoka është shprehur se ende nuk është arri...
Një person është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pa...
Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën për presiden...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...