Rritet numri i bizneseve debitore
Lista e bizneseve që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj administ...
Me iniciativë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, në Tiranë u organizua kete fund jave, takimi per ?Nxitja e kreditimit të ekonomisë?, ku moren pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, drejtuesit e bankave tregtare dhe të disa institucioneve mikrofinanciare, si dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Ky takim, i kthyer tashmë në traditë, shërben si një platformë për të shkëmbyer ide dhe për të paraqitur qëndrime në lidhje me problemet e ndryshme që lidhen me sektorin bankar e financiar.
Takimi u përqendrua në çështje që lidhen me gjallërimin e kreditimit të ekonomisë, si dhe me ecurinë e kredive me probleme. Banka e Shqipërisë theksoi qëndrimin e saj se kushtet e përgjithshme ekonomike dhe financiare, gjendja e shëndetshme e sistemit bankar, politika monetare e ndjekur, si dhe faktorë të tjerë, kanë krijuar një ambient favorizues për kreditimin e ekonomisë.
Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i kërkoi sistemit bankar të adoptojë një përqasje proaktive për të shfrytëzuar më mirë mundësitë ekzistuese dhe për të rritur ndërmjetësimin financiar. Guvernatori Sejko theksoi nevojën për të respektuar kërkesat e kuadrit rregullator mbikëqyrës për vlerësimin dhe administrimin e rrezikut të kreditit, duke përfshirë në këtë drejtim edhe një shpërndarje sa më të balancuar të portofolit të kredisë. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që vetë sistemi të bëjë një rivlerësim të kujdesshëm të potencialit që mbartin sektorët e ndryshëm të ekonomisë, duke identifikuar sektorët që ofrojnë mundësi më të mira kreditimi.
Për të garantuar një gjallërim të qëndrueshëm të kredisë për ekonominë, është e domosdoshme një analizë e thellë e portofolit të kredive me probleme. Ky vlerësim duhet të realizohet në nivel mikro, duke mbuluar rast pas rasti degë të veçanta të ekonomisë, aktivitete të ndryshme të veprimtarisë prodhuese dhe të fushës së shërbimeve, apo dhe biznese me rëndësi sistemike, si për sektorin ku operon, ashtu edhe për bankën financuese.
Nga ana e tij, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur sistemin bankar, duke thjeshtuar më tej barrierat ligjore dhe ato proceduriale që industria bankare i gjykon si faktorë që ndikojnë negativisht në cilësinë e portofolit të kredisë dhe në zgjerimin e mëtejshëm të tij. Qeveria ka realizuar një sërë reformash të rëndësishme për të mbështetur rritjen ekonomike, për të garantuar qëndrueshmërinë e ekuilibrave makroekonomikë, si dhe për të krijuar hapësira të reja për kreditim të sektorit privat nga ana e sistemit bankar. Këto zhvillime kanë përmirësuar klimën e biznesit, duke kthyer besimin e agjentëve ekonomikë dhe duke ndikuar pozitivisht ecurinë e kërkesës për kredi.
Drejtuesit e filialeve të bankave të huaja që operojnë në Shqipëri u shprehën se në planet e tyre për vitin 2015 ka objektiva të qarta për zgjerimin e kredisë. Megjithatë, disa nga bankat mëma ruajnë ende një qëndrim të kujdesshëm në zgjerimin e portofolit të tyre në rajon. Përveç konstatimit të një kërkese ende të dobët, industria bankare shikon si problem, mungesën e konsistencës në zbatim apo nevojën për përmirësim të kuadrit ligjor që shoqëron procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe falimentimin e subjekteve.
Në përfundim, të gjitha grupet e interesit pjesëmarrëse në takim, parimisht ranë dakord për nevojën e diskutimit më të thelluar të problematikës së ekspozuar dhe sfidat e se ardhmes ne nxitjen e kreditimit.
Lista e bizneseve që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj administ...
Me ngadalësim të dukshëm 6 vitet e fundit, sektori i ndërtim...
Komuniteti i biznesit që operon në vendin tonë ka paraqitur ...
Konkurrenca nga ekonomia gri, problemet me furnizim me energ...
Inflacioni në muajin mars llogaritet 2.2 %. Sipas të dhënave...
Aftësia ripaguese afatgjatë e borxhit të jashtëm është përke...
Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Çela prezantoi so...
Royal Dutch Shell njoftoi se ka rënë në marrëveshje për të b...
“Deutsche Bank” do të financojë me 250 milion euro qeverinë ...
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë, gjatë muajit Mars, është ...
Interesat e bonove të thesarit regjistruan përsëri një ulje ...
Presidenti i Bankës Botërore, Yong Kim, thotë se do të bëjë ...
Në Gjykatën e Tiranës, Banka e Shqipërisë në rolin e paditë...
Kompania e postës së shpejtë, FedEx pritet të blejë rivalen ...
Treguesit fiskal të ministrisë së Financave gjatë 2 muajve t...
Qeveria e Kosovës planifikon të rrisë barrën financiare pron...
Epoka dhjetë-vjeçare e karakterizuar nga rezerva në valutë t...
Forcimi i dollarit amerikan në këmbim me lekun ka rritur kos...
Vitin që lamë pas, “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë ...
Gjatë një konference të mbajtur sot në Tiranë me temë “Real ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...