Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Rastet e suksesshme të ndërtuesve që u bënë fermerë nuk mungojnë në Shqipëri. Interesi është rritur ndjeshëm së fundi. Me ndihmën e ekspertëve të bujqësisë, po ju japim disa këshilla për të shmangur rrezikun në këtë dështim.
Kur ndërtimi ishte ende në lulëzimin e tij, Agron Ramilli, tregtar e ndërtues, vendosi të investojë në blegtori. Rreth shtatë vite më parë, Monitor shkruante për tendencën ndryshe të sipërmarrësve, kur z. Ramilli bleu dhjetëra krerë lopë. Sot, z. Ramilli e ka konsoliduar fermën e tij, duke e kthyer edhe në një destinacion shumë të mirë agroturistik.
Një përpjekje, që ia ka vlejtur në këtë rast. Por, po të kthehemi në vite, do të gjejmë shumë shembuj dështimesh të tentativave për të diversifikuar investimet, apo për të kaluar nga një fushë në tjetrën. Sot, kur ndërtuesit po e bëjnë gati një modë investimin e kursimeve në bujqësi, po ju sjellim një shembull të suksesshëm, për të mos ju ndalur frymëzimin.
Por, kujdes! Agroturizmi është një sektor i bukur për t?u shijuar, për të pushuar, por shumë i vështirë në investim. Ekspertët e bujqësisë, këshillojnë të bëni një vlerësim ?me këmbë në tokë?, para se të hidhni paratë në bujqësi. Jo pse ky sektor nuk ka nevojë për paratë e tuaja, përkundrazi. Por, është një fushë, ku kërkohet angazhim 24 orë në 24, në 365 ditët e vitit, siç thonë disa konsulentë të bujqësisë. Mjafton një ?zemërim? i tepërt i motit për të çuar dëm gjithë mbjelljet tuaja, apo një rritje e fortë e çmimit të drithërave, e cila do të vinte në pikëpyetje sigurimin e ushqimit për fermat e gjedhit.
Së fundi, ndërtuesit e kanë shpallur publikisht se janë më të gatshëm të investojnë në stalla, falë lehtësive që po krijohen në ndërtimin e tyre, por, ngritja e një ferme e mbarëvajtja e saj duan kohë, e sigurojnë një fitim shumë më të ngadaltë se ajo e ndërtimit apo tregtisë.
Kusht, për mbarëvajtje, siç vëren edhe z. Ismail Beka, është ta doni tokën, prodhimin, të mos e tjetërsoni atë në këmbim të sasive më të mëdha. Ndaj, kusht për sukses, është të jeni më të duruar për të siguruar fitim, ta doni me zemër tokën e kafshët. Por, kushti i parë është ta njihni mirë bujqësinë para se të investoni paratë.
Hapësirat për investime nuk mungojnë, problem infrastruktura
Drejtoria e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare, në Ministrinë e Bujqësisë ka bërë një ?skanim? të gjendjes së magazinave bujqësore në mbarë vendin. Sipas Lauresha Grezdës, në të gjithë vendin, janë evidentuar 117 pika grumbullimi dhe eksporti. Për mbërritjen në 87 pika grumbullimi dhe eksporti, rrugët janë në gjendje të mirë, pasi këto pika janë ndërtuar buzë rrugëve kryesore, në 24 pika (me rreth 23 km) rrugët janë pjesërisht të dëmtuara dhe kërkojnë ndërhyrje për rikonstruksion, kurse në 6 pika (me rreth 13.5 km) rrugët lidhëse janë vetëm rrugë të vjetra fshati, me shumë probleme që duhet të ndërtohen nga e para.
Nevojat më të mëdha për ndërhyrjen në infrastrukturë, duken në Dibër, e Lushnjë, në të 2 zonat nga 7 pika grumbullimi vështirësish të arritshme. Në Kukës 2, Shkodër 2, Lezhë 3, Elbasan 2, Gjirokastër 2, Korçë 2, Berat 3. Për mbërritjen lehtësisht në të gjitha këto pika, Ministria e Bujqësisë llogarit gjithsej rreth 36 km rrugë për rikonstruksion ose për t?u ndërtuar nga e para. Sipas znj. Grezda, ?ndërtimi i rrugëve të reja nevojitet për 6 pika (me rreth 13.5 km) dhe rikonstruksioni i rrugëve për 24 pika grumbullimi (me rreth 23 km) është domosdoshmëri?. Pronarët e këtyre pikave grumbullimi eksporti, thonë se mungesa e rrugëve apo gjendja jo e mirë e tyre pengon grumbullimin dhe eksportin e prodhimeve. Në vlerësimin e Drejtorisë së Prodhimit Bujqësor, investimi në infrastrukturë do të krijojë kushte të favorshme për shtimin e kapacitete grumbulluese dhe eksportuese si dhe do të mundësojë edhe ngritjen e pikave të reja të grumbullimit në të gjithë territorin e vendit tonë.
Për nga fondi i pikave të grumbullimit, hambari bujqësor gjendet në Lushnjë. Me 13 pika grumbullimi dhe eksporti të perimeve e frutave, me 5100 m² kapacitete grumbulluese (magazina) dhe kapacitet 7500 tonë dhoma frigoriferike, mundëson grumbullimin e mbi 56 mijë tonë prodhime nga fushat e fermave.
Për vitin 2014, grumbullimi dhe eksporti i perimeve dhe frutave vlerësohet të jetë rritur rreth 15%.
Përvojën e Lushnjës e gjejmë edhe në Goriçan të Beratit, pothuaj me të njëjtët tregues për grumbullimin dhe eksportin e perimeve dhe frutave, me dallimin se në këtë zonë, vëmendja është përqendruar më shumë te grumbullimi dhe eksporti direkt i prodhimeve.
Për bimët mjekësore, organizimi i grumbullimit është në Malësinë e Madhe, Kukës e Gjirokastër.
Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, operojnë 117 grumbullues/përpunues dhe eksportues të perimeve, frutave dhe bimëve mjekësore.
Nga këto, 52 pika kryejnë eksport të prodhimeve bujqësore në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, Serbi, Greqi, Rumani, Bullgari, Bosnjë, Kroaci, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA.
monitor.al
Është një urë materjeje që zgjerohet nga një galaksi në tjet...
Disa ndërtues në Turqi kanë zbuluar rastësisht një nga qytet...
Ka vetëm disa orë që reshjet e dendura kanë rënë mbi vendin ...
Në liqenin e Ohrit ka prani të madhe të predhave dhe minave ...
Realiteti masakron ëndrrat. Ai i vret ato shpejt dhe pa mësh...
Autoritet franceze thanë se përfunduan kërkimin për trupat e...
Ka vetëm disa orë që reshjet e dendura kanë rënë mbi vendin ...
Në stadiumin e Palestinës është vënë re edhe prania e një ti...
Edhe nëse i hani këto ushqime vonë para se të flini niveli i...
Diagnostikimi i infeksioneve si virusi HIV, kërkojnë prova k...
Për breza të tërë, njerëzimi ka ëndërruar shkuarjen në plane...
Me siguri e keni dëgjuar se uji ju ndihmon të humbni peshë. ...
Kastriot Myftaraj ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve social...
Thoni se ndiheni më të lumtur që kur keni filluar të shkoni ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në orët ...
Përcaktimi për 1 miligram aciditet është për 100 gram të çdo...
Kastriot Myftaraj nje nga penat me kritike ne Shqiperi ka ni...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në orët ...
Bashkëjetesa në çift nuk është gjithnjë e lehtë, ndaj duhet ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...