Ristani në Vlorë: Koha për të protestuar krimin dhe kriminelët
Ka nisur protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike në q...
Kryetari i Pratisë Demokratike Lulzim Basha i pranishëm në protestën që po zhvillohet në Vlorë u ështëcdrejtuar qytetarëve vlonjatë se nuk ka arsye më të fortë për të protestuar për dinjitetin e tyre, për të ardhmen e tyre që sot është shkelur nga qeveria e krimit.
?Të nderuar vlonjatë është nder të jem këtu në Vlorë ku është zanafilla e shtetit shqiptar sepse Vlora e ka qëndisur me dorën e vetë fatin e saj në histori. Nuk ka arsye më të fortë për qytetarët për vlonjatët të bashkohen për dinjitetin dhe të ardhmen e tyre në Vlorë dhe Shqipëri, që sot janë te shkelura nga qeveria e krimit, nga ky sistem, shkurt nga Rama-Meta. Në çdo qytet, në çdo qark të Shqipërisë madje në çdo shtëpi ku kam shkuar kam prekur vështrimet e njerëzve të varfër, revoltën e qytetarëve kundër dyshes Rama-Meta që grisën dhe hodhën në kosh premtimet. Po prek revoltën e qytetarëve kundër fjalëve të bukura të Rames dhe Metës duke fryrë faturat e kripura që varfërojnë tryezat shqiptare. Revolta është mbarëqytetare e mbarëpopullorë.
PD do i prijë kësaj shtrëngate të revoltës së drejtë të vlonjatëve të harruar nga Rama dhe Meta si dhe shushunjat e tyre. Sot në Vlorë po shohin dhe po pyesin çfarë do të bëj Vlora, a do të reagojë Vlora, çfarë do ti thojë Vlora politikës, a e pranon Vlora politikën e varfërisë dhe të dajakut, të plagëve që ka hapur Rama-Meta, a i duron Vlora kulishat e ndyrë që nxin edhe më shumë shamitë e nënave, çfarë do i thotë Vlora kësaj dysheje. Rama-Meta ik, kjo është ajo që do i themi, unë dhe opozita.
Nuk mund te pajtohet Vlora me arrogancën e qeverisë. Vlora po jep dhe do vazhdojë të japë shembullin e ndëshkimit me votë kundër gënjeshtrës dhe zullimit të kësaj qeverie. Kryeministri premtoi se do bënte mrekullia, por e ktheu Vlorën përmbys për keq, ndërsa si mrekulli solli pllakosjen e varfërisë. Vlonjatët kanë humbur shpresën, besimin sepse nuk po shohin një dite të bardhë, dyshja Rama-Meta i ka braktisur. Nuk është vetëm kriza ekonomike, pasiguria është në nivele alarmante, deri në parlament i sollën kriminelët Rama dhe Meta. Për gjashtë muaj bëjnë plane si në tryezën e Cosa Nostra. Edi Rama fshehu letrat e Interpolit, vrasjet dhe atentat janë shtuar.
Teksa vija këtu, mora një sms, ngrije Vlorën në këmbë dhe Vlora do të ngrejë Shqipërinë në këmbë. Vlora refuzon skamjen, 21 qershori po afron është ditë gjykimi për gjithë padrejtësitë. E keni parë sesi po rend, tërheq, se e di që ka humbur mbështetjen e socialistëve të vërtet. Përballja me votën e qytetarëve është makthi I tij. Nuk shpëton dot nga ballafaqimi me të vërtetën. Koalicioni i Partisë Demoktratike është më qytetarët e këtij vendi, Vlorë, Durrës, Korçë, Me ju është aleanca dhe me qindra mijëra qytetarë anembanë vendit?, u shpreh Basha.
Ka nisur protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike në q...
Drejtori i Departamentit për Çështjet e Mjedisit në PD, Jamb...
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një pos...
Tre partitë kryesore në vend, falë një marrëveshje të heshtu...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur...
Permes nje deklarate per mediat, Elona Gjebrea, Zv.Ministria...
Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në bas...
Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri për inves...
Spitali Universitar i Traumës do të ketë tashme një pajisje ...
Partia e të Drejtave të Mohuara e të përndjekurve politikë l...
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka shtuar se...
Partia Kristian Demokrate ka reaguar sot përmes një deklarat...
“Urbanizimi dhe kohezioni social”, ishte tema e një leksioni...
Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi ka reaguar me a...
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Ka përfunduar edhe takimi mes strukturave të Partisë Demokra...
Gjatë takimit që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë sot në përurimin ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...