Irak/Trupat qeveritare nxjerrin ISIS nga qyteti Tikrit
Trupat irakiane të ndihmuara nga paraushtarakët shiitë dhe s...
Për të mbështetur ekonominë që lëngon të vendit, Greqia po kërkon burime financimi edhe jashtë Bashkimit Evropian. Përfaqësues të qeverisë greke ia konfirmuan këtë numrit online të së shtunës të revistës “Der Spiegel”. Greqia përpiqet të sigurojë investime dhe financim jashtë BE, “para së gjithash nga Kina”, u tha nga Athina.
Interesi kinez dhe investimet kineze në Greqi nuk janë temë e re. Edhe planet e qeverisë greke, që portin e Pireut t’ua “shesë” plotësisht kinezëve nuk tërheqin vëmendjen. Kinezët kanë në këtë port gjithsesi një pjesë të aksioneve, me Grupin e tyre Cosco, kujton në numrin e së dielës (29.03.2015) Neue Zürcher Zeitung.
Ajo që tërheq vëmendjen evropiane dhe ka sjellë edhe reagimet e para janë planet e Athinës për të kërkuar mbështetje ekonomike nga Rusia. Meqenëse negociatat e Athinës me Brukselin për financimin e borxheve greke po avancojnë me shumë vështirësi, Greqia luan kartën e pozicionit të saj gjeopolitik. Sipas informacioneve të “Spiegel”-it, Greqia është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me Rusinë për ta siguruar ndikimin rus në tregun energjetik të rajonit. Athina do të përshëndeste investime ruse dhe kineze edhe në sipërmarrje greke shtetërore me humbje, si në Hekurudhën Greke dhe në Portin e Selanikut.
Në këtë kuadër, ministri grek i Energjisë, Panajotis Lafazanis dhe zëdhënësi i Syrizas në Parlament kanë nisur sot (30.03.2015) një vizitë dyditore në Moskë. Sipas Spiegelit, përfaqësuesit e qeverisë greke pritet t’i kërkojnë Rusisë ta ulë çmimin e gazit për ekonominë greke. Gjithashtu pritet që Greqia të kërkojë të përjashtohet nga embargoja ruse ndaj BE për produkte të tilla si frutat e freskëta.
Cipras në 8 prill në Moskë
Po jo vetëm kaq. Në 8 prill, në Moskë do të qendrojë vetë kryeministri i qeverisë greke, Alexis Cipras. Vizita bëhet një muaj më herët se planifikimi. Sipas vëzhguesve, Cipras mund të tatojë pulsin në Moskë edhe nëse Rusia është e gatshme të mbështesë më kredi Greqinë.
Që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e jep mbështetjen vetëm në kuadër të “afërisë” që ndiejnë dy kombe ortodokse për njëri-tjetrin, kjo mund të merret me mend. Putini mund të shfrytëzojë shansin ta përçajë BE dhe të forcojë ndikimin në Evropën Juglindore, druhen në Bruksel dhe në Berlin.
Disa politikanë kryesorë të Syrizas ndihen më afër me Moskën se me Brukselin, konstaton revista “Der Spiegel”. Ministri i Energjisë, Lafazanis, kreu i platformës ekstremiste të majtë të Syrizas tha në një intervistë të shtunën se “Bashkimi Evropian i gjermanizuar po na mbyt me plotëkuptimin e fjalës.”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber paralajmëroi që Cipras përpiqet t’i kundërvërë kundër njeri-tjetrit shtetet e BE në kurriz të popullit grek. Kjo është “një strategji shumë e rrezikshme”. Ndërsa Herbert Reul, kryetar i Grupit CDU/CSU në PE citohet me fjalët: “Anëtarësimi në BE do të thotë veprime të parashikueshme dhe besim – dhe jo truke. Ai që luan me zjarrin dhe kërkon tani ndihmë në Rusi, mund të djegë gishtat!”. Edhe kryetari i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum i tha Spiegelit: “Ai që kërkon edhe më tej ndihma nga BE, duhet të ketë busull që tregon nga Brukseli, jo nga Moska.”
Trupat irakiane të ndihmuara nga paraushtarakët shiitë dhe s...
Gjyqtari turk, Mehmet Selim Kiraz, që ka nën përgjegjësi he...
Aktivistë që monitorojnë konfliktin civil në Siri njoftuan s...
Të paktën 16 persona janë vrarë në Irak dhe 21 të tjerë janë...
Emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah Al -Ahmed Al-Jaber Al Sabah h...
Lista Serbe gjatë dhjetë ditëve të fundit ka pasur disa taki...
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë n...
Të paktën 45 persona janë vrarë në një shpërthim në afërsi t...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të ballafaqohet ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se në ditët e a...
Kompania ajrore Turkish Airlines njoftoi se kishte shmangur ...
Gjykata e Hagës për Krime të Luftës anuloi sot lirimin e për...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar përme...
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert është shpallur fajtor...
Bisedimet kanë rinisur në Zvicër, orë larg nga afati i fundi...
Një video e re e publikuar nga grupi ekstremist, Shteti Isla...
Përfaqësuesit e partisë qeverisëse në qeverinë e Maqedonisë,...
Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra burra dhe gra nga e g...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se “Mbrojtja c...
Autokolona e trupave amerikane në Evropën Lindore ka arritur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...