Uashington/Të shtëna në Agjencinë e Sigurisë, një i vrarë
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë n...
Lista Serbe gjatë dhjetë ditëve të fundit ka pasur disa takime dhe kontakte me partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për të shqyrtuar çështjet, mospajtimi për të cilat pati rezultuar me largimin e përfaqësuesve të kësaj liste nga institucionet lokale dhe qendrore, kanë konfirmuar zyrtarët e Listës Serbe.
Ministri i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, aktualisht kryetar i Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se tashmë ka përafrime të qëndrimeve për çështje të caktuara, por sipas tij ekzistojnë shumë faktorë nga të cilët varet vendimi për ose kundër kthimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në institucione.
?Një nga ligjet të rëndësishme, për ne, që aktualisht gjendet në procedurën e Kuvendit, është Ligji për Gjykatën Speciale. Por, Lista Serbe ende nuk ka sjellë vendimin definitiv se a do të kthehet në institucionet e Prishtinës. Kjo nuk nënkupton që vendimi është më afër asaj që të mos kthehemi, por Listës Serbe i nevojitet një periudhë e caktuar që t?i pajtojë disa interesa kontradiktore ndërmjet partnerëve tanë në koalicion dhe neve si Listë Serbe?, tha Jabllanoviq.
Megjithatë, ai ka thënë se Lista Serbe ka një sugjerim për partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që ata ta tregojnë vullnetin e mirë ndaj qytetarëve serbë dhe t’ua mundësojnë atyre vizitën në Gjakovë për festën e Pashkëve ortodokse.
?Tash, në prag të një feste të madhe të krishterë, Pashkët, presim që qeveria të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj, në mënyrë që t?ua mundësojë të gjithë atyre njerëzve që janë të interesuar që për Pashkë, t?i vizitojnë vendlindjet e tyre, pa ndonjë problem apo rrezik për sigurinë e tyre”, tha Jabllanoviq.
Megjithatë, ndaj kërkesës së Listës Serbe ka reaguar kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar se temat që kanë të bëjnë me përditshmërinë, sikurse edhe vizitat e serbëve për Pashkë apo kurdo, janë pjesë e një diskutimi dhe procesi që do të zgjasë më shumë se sa, siç ka theksuar ajo, një kusht i Listës Serbe që lidhet me një afat për partnerët e koalicionit qeverisës.
?Kjo, për shkak se Gjakova është zyrtarisht, me shifra të konfirmuara, komuna më e dëmtuar gjatë luftës. Prinë me numrin e njerëzve të vrarë dhe në dëmet tjera që janë bërë”.
“Para se të kushtëzohet me diçka,për të cilën duhet kohë dhe proces për të kaluar prej një faze në fazën tjetër, unë mendoj se ata duhet pa kushte të kthehen në institucione dhe të mos politizojnë temat, për të cilat ata qesin kushte ndaj Qeverisë e Kosovës, duke e tradhtuar, së pari, interesin e popullit serb?, ka thënë Kusari – Lila.
Por, Jabllanoviq, insiston se kjo nuk është kërkesë, por rekomandim për Qeverinë e Kosovës.
?Ky është një propozim sugjerues ndaj partnerëve tanë, në mënyrë që ta ndjejmë një atmosferë më të shtendosur në krahasim me atë kur kemi vendosur që t?i braktisim institucionet?, tha Jabllanoviq.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se çështja e vizitës së qytetarëve serbë në vendlindjet e tyre, përfshirë edhe Gjakovën, nuk është vënë si kusht nga Lista Serbe për kthimin e saj në institucione.
Bajram Gecaj, zëvendësministër për Administrimin e Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do të mundohet t?i realizojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.
?Çështja e mundësimit të qasjes së qytetarëve të Kosovës në të gjitha pjesët e Kosovës, kjo është një çështje që garantohet me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës dhe ne si Qeveri e Kosovës do të mundohemi që kjo të ndodhë. Megjithatë, ju e dini që në disa raste ka protesta të qytetarëve, të cilat, gjithashtu, janë të garantuara me ligjet dhe rregullativat e Republikës së Kosovës”.
“Ne do të veprojmë në ato raste në mënyrë ligjore, do të mundohemi që të sigurojmë që ta sigurojmë qasjen, por, në të njëjtën kohë do të mundohemi që ta sigurojmë edhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës në protesta?, theksoi zëvendësministri Gecaj.
Ai ka shfaqur shpresën se nuk do të ketë protesta të dhunshme nga ana e protestuesve e as reagime jo të mira nga zyrtarët e ndryshëm serb të Kosovës, e po ashtu edhe të Serbisë.
Megjithatë, zonja Kusari – Lila, vlerëson se me propozime të tilla, Lista Serbe nuk po tregon mirëkuptimin për qytetarët e komunës së Gjakovës..
?Besoj që qytetarët e komunës së Gjakovës e kanë një periudhë mjaft të rëndë pas vetes, për të cilën nuk po e shohin as mirëkuptimin minimal të përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët shkojnë aq larg sa thonë që nuk kanë informata për atë që ka ndodhë këtu te ne?, tha Kusari-Lila.
Ndryshe, përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, me 6 janar, ishin penguar nga qytetarët dhe familjarët e personave të vrarë dhe të pagjetur të komunës së Gjakovës, të cilët kishin dalë për të protestuar.
Jabllanoviq, i kishte cilësuar si “egërsira” protestuesit në Gjakovë.
Deklarata e tij kishte nxitur protestat dhe trysninë e opozitës ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkarkimin e Jabllanoviqit nga post i ministrit të kësaj qeverie, gjë që edhe ndodhi me vendimin e kryeministrit Isa Mustafa.
Shkarkimi i Jabllanoviqit u bë shkak që Lista Serbe t?i ngrijë aktivitetet e saj në institucionet e Kosovës.
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë n...
Të paktën 45 persona janë vrarë në një shpërthim në afërsi t...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të ballafaqohet ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se në ditët e a...
Kompania ajrore Turkish Airlines njoftoi se kishte shmangur ...
Gjykata e Hagës për Krime të Luftës anuloi sot lirimin e për...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar përme...
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert është shpallur fajtor...
Bisedimet kanë rinisur në Zvicër, orë larg nga afati i fundi...
Një video e re e publikuar nga grupi ekstremist, Shteti Isla...
Përfaqësuesit e partisë qeverisëse në qeverinë e Maqedonisë,...
Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra burra dhe gra nga e g...
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se “Mbrojtja c...
Autokolona e trupave amerikane në Evropën Lindore ka arritur...
Forcat islamiste në aleancë me njëra-tjetrën kundër regjimit...
Krerët e vendeve anëtare të Ligës Arabe të cilët u takuan në...
Mijëra tunizianëve janë mbledhur sot në sheshin Bab Saadoun,...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka dënuar të di...
Rritet edhe më shumë bilanci i viktimave të atentateve të gr...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry anuloi planin për t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...