Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot para kryeministrisë, nga pedagogë e studentë kundër reformës së arsimit të lartë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tabaku shkruan se partia Demokratike, do të bëjë të mundur një oponencë profesionale si dhe do të cojë në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare mendimin e të gjithë atyre që nuk u përfshinë në këtë proces, por edhe që preken më shumë.
Ja se cfarë shkruan Jorida Tabaku në Facebook
‘Deri më sot kam shprehur mendimin tim për reformën në arsim si pedagoge e një Universiteti Publik, si ish-studente e një Universiteti Publik dhe si një person që besoj se e njeh sistemin nga brenda. Në disa raste si nëpërmjet shkrimeve, në studio televizive dhe në parlament jam përpjekur të jap mendimin tim pa e politizuar dhe duke u përpjekur që bindjet e mia politike të mos ndikonin në këtë proces kaq sensitiv. Sot që projektiligji i Arsimit të Lartë është realitet dhe kaloi në mbledhjen e rradhës të qeverisë, nuk mund të mos shprehem si profesionalisht por ashtu dhe politikisht duke deklaruar që jo vetëm unë por dhe forca ime politike, Partia Demokratike, do të bëjë të mundur një oponencë profesionale si dhe do të cojë në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare mendimin e të gjithë atyre që nuk u përfshinë në këtë proces, por edhe që preken më shumë.
Ka një arsye se përse shumica e reformave në vendin tonë kanë dështuar. Ato nuk janë konceptuar si reforma afatgjata dhe procesi që këto reforma kanë ndjekur kanë qenë të tilla që kanë sjellë si produkt një reformë gjysmake, ku më të humbur si përherë janë qytetarët. Gjatë dy viteve të qeverisjes së mazhorancës aktuale, u propagandua për një kohë të gjatë Reforma në Arsimin e Lartë, i nisur si një proces për së prapthi nuk mundet të propozonte asgjë më shumë se sa një draft i cili u kundërshtua jo vetëm nga Partia Demokratike por edhe nga studentët dhe pedagogët e Universiteteve Publike.
Në thelb, një proces i nisur nga një komision i cili qe emëruar dhe bekuar nga shefi i ekzekutivit nuk mundet dot të premtonte demokraci universitare sepse mënyra se si qe vendosur të zbriste ligji qe tërësisht nga lart-poshtë. Në përfundim, projektligji i propozuar nga qeveria dhe formuluar nga një komision i ngritur nga vullneti i Kryeministrit nuk qe vetëm se zotimi i tij për të sunduar mbi Universitetin Publik.
Nëse vëreni institucionet kryesore, që sipas Projektligjit, do të marrin vendimet kryesore për Universitetet Publike janë të ndërvarura drejtë për së drejti nga ana e Kryeministrit apo Ministrisë. Kjo do të thotë që politikat që këto institucione do të ndjekin nuk do të jenë më jo vetëm të pavarura por të induktuara nga lart poshtë. Gjithashtu fuqia që projektligji i jep kryetarit të ekzekutivit ka rrezik që ta shndërrojë Arsimin e Lartë në një nomenklaturë partiake e cila do t?i paraqesë studentëve jo më lirinë e mendimit por detyrimin e të menduarit si partia dhe KM. Në cdo nivel do të kemi zëvendësim të të zgjedhurve me të emëruarit. Demokracia kështu shndërrohet vetëm në një gjësend apo nocion pa thelb në praktikë.
Qeveria, propagandon në Projektligj se Arsimi i Lartë do të ketë mundësi të jetë autonom në financat e tij. Kjo, sipas qeverisë, do të vijë në çastin kur institucioni do të mundet që të ardhurat që i mbledh vetë do të ketë mundësi t?i administrojë po vetë. Një qasje në fakt e çuditshme dhe qesharake, duke qenë se kjo nuk mund të futet në kuadrin e autonomisë pas kaq shumë vitesh. Aq më tepër që Arsimi i Lartë, trajtohet nga qeveria si një qendër tregtare ku fitimi është në epiqendrën e ekzistencës së universitetit. Jo më kot edhe në projektligj nënkuptohet që Pedagogu do të mundet ta sigurojë rrogën e tij nga tarifat e studentëve apo të ardhurat e një Universiteti. Shteti në këtë rast, argumentohet duke thënë se kjo vjen pasi Universitetet duhet të jenë kompetitivë ndonëse ato nuk janë aspak kompani që garojnë për fitim parash.
Megjithëse një qeveri që fton Universitetet Publike të jenë kompetitive mes tyre, ajo nuk bën të njëjtën gjë me Universitetet Private, duke i trajtuar këto të fundit si djemtë e nënës dhe të parët si të njerkës. Qartësisht projektligji financon Universitetin Privat më shumë se sa ai publik, ndërkohë që roli i një shteti (qoftë edhe i djathtë), nuk është aspak zhdukja e publikes në këtë mënyrë siç qeveria që u shit si e majtë përpiqet të kryejë. Në projektligj nuk gjen, për besë, asnjë ngushtim apo detyrim që të mendosh se qeveria ka një pikëpamje të tregut të lirë për Universitetet Private. Përkundrazi pasi hedh në rrugë Universitetet Publike ajo i lë ato në mëshirë të fatit.
Për sa i përket studentëve, që janë më të prekurit e kësaj reforme, qeveria i lë atyre një faturë të hidhur mbi shpinë. Siç e kam përmendur edhe më parë, qeveria po e shndërron Arsimin e Lartë në një luks për qytetarët. Nuk mjaftohet vetëm me mosfinancimin e Universiteteve Publike, por të dhënat flasin që do të kemi një rritje të tarifave për çdo vit, sidomos pas hyrjes në fuqi të kësaj Pseudo Reforme. Tarifa më të larta, për një universitet që komandohet nga i deleguari i Kryeministrit e sikur kjo të mos mjaftonte, studentët u duhet të marrin hua nëpër banka ndërkohë që vendi është në mjerim për shkak të taksave më të larta dhe çmimeve gjithnjë e më shtrenjta.
Kështu, fryma e këtij projektligji të nisur ashtu si nuk duhet projekton një Universitet që do të jetë foleja e propagandës dhe mësimit qeveritar. Një folë ku trushplarja do të jetë e financuar nga gjoja mekanizmi i tregut dhe ku administratori i deleguar i Kryeministrit do të vendosë çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Prandaj, askush nuk habitet sot se përse studentë dhe pedagogë janë në protestë, ajo që na habit është se si ka mundësi që qeveria ka guximin ta propozojë këtë ligj i cili e mbyt demokracinë në djepin e saj.
Pjesë e konferencës më të madhe të organizuar në Prishtinë I...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesat e të pande...
Reformat në arsimin e lartë, përgatitja e studentëve me kurr...
Gjykata e Londrës ka dënuar me 50 vite burg, 8 shqiptarë të ...
Një 50-vjeçar nga qyteti i Vlorës është arrestuar nga polici...
Gjykata e Londrës ka lënë në burg të arrestuarit për trafiku...
Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore “Në...
Komisioni i Integrimit është mbledhur sot për të diskutuar ...
Pedagogë e studentë janë mbledhur sot para kryeministrisë pë...
Ulrich Wessel, drejtori i shkollës Joseph-Koenig tha për gaz...
Politika shqiptare vazhdon të nxjerr në dritë, cdo ditë e më...
Pedagogë e studentë janë mbledhur së bashku pranë Kryeminist...
Nënkryetari i Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar rret...
Justin Bieber i ka munguar për shumë kohë skenës dhe fansave...
Bashkimi Europian dhe Kuba kanë rënë dakord të përshpejtojnë...
Kryeprokurori kroat, Dinko Zvitan po zhvillon sot takime me...
Kryetari PD-së në Korcë ka filluar tërheqjen nga beteja e t...
Kryeprokurori Kroat, Dinko Zvitan, ka zhvilluar një takim n...
Një avion në Rusi bëri ulje të detyruar në aeroportin e Pulk...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...