web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni i Ligjeve/ Diskutohet për ndryshimin e ligjit të Doganës. Beqiraj: Sjell efekte pozitive në buxhet. Halimi: Nuk keni bërë studime

25 Mars 2015, 10:10, Aktualitet CNA

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar rreth pr/ligjit për doganat. E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe Zv/ Ministrja e Financave njëherësh edhe Drejtoresha e komanduar e Doganave, Irena Beqiraj.

Gjatë fjalës së saj, Beqiraj tha se ky pr.ligj do të sjellë efekte pozitive në buxhetin e shtetit. Ajo shtoi se ndryshimet marrin parasysh kërkesat e biznesit duke sqaruar se ishte vetë biznesi që e ka kërkuar diçka të tillë.

Nga krahu i opozitës, Eduard Halimi, ka ngritur dyshime për kohën e shpejtë që kërkohet të miratohet ky ligj.

?Nuk e kuptoj se pse duhet nxituar kaq shumë. Nuk keni bërë asnjë studim lidhur me ndryshimet?, tha Halimi





Lajmet e fundit nga