web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Obama: Perspektivë e zymtë për paqe në Lindjen e Mesme

25 Mars 2015, 09:14, Aktualitet CNA

Presidenti amerikan, Barack Obama thotë se perspektiva e zgjidhjes përmes krijimit të dy shteteve në Lindjen e Mesme është e zymtë pasi kryeministri izraelit u zotua të kundërshtojë themelimin e shtetit israelit.

Deklaratat e Netanjahut zemëruan Shtëpinë e Bardhë, edhe pse ai që prej asaj kohë është përpjekur të zbusë qëndrimin e tij.
E ndërsa rritet tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, liderët kanë shkëmbyer polemika për një sërë çështjesh.

Megjithatë Obama i përshkroi marrëdhëniet me Netanjahun si marrëdhënie pune. ?Jam takuar me të më shumë se me çdo lider tjetër botëror?, tha presidenti, duke pretenduar se marërdhëniet personale nuk janë faktor në konflikt. ?Ai përfaqëson interesat e vendit të tij në mënyrën sesi ai mendon, dhe unë bëj të njëjtën gjë?, tha Obama.





Lajmet e fundit nga