Helmimi i kursantëve te Akademia e Sigurisë/ Reagon policia
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngje...
Tregtarët e duhanit në lagjen ?Rus? kanë rënë pre e një aksioni blic që u zhvillua në bashkëpunim mes disa institucionesh. Befas, mënegjesin e sotëm rreth orës 08:00 kanë mbërritur papritur njësia anti-kontrabandë, forcat e policisë që kanë rrethuar vendin si dhe agjentët anglez të ?Crown Agents?, kompani e kontraktuar nga qeveria shqiptar për kontrollin doganor. Aksioni është zhvilluar me shpejtësi dhe duke mos i lënë mundësi tregtarëve që të manovrojnë.
Kudo qoftë në trotuare janë ushtruar kontrolle. Menjëherë ka nisur sekuestrimi i kilogramëe të parë të duhanit dhe më pas aksioni është zgjeruar. Përveç trotuareve, agjentët bashkë me njësinë anti-kontrabandë janë shpërndarë edhe pas pallateve duke kontrolluar çdo cep të mundshëm. Nga sa mësohet në total në të dy anët e rrugëve janë disa qindra kilogram duhan të cilat janë sekuestruar.
Mjetet e agjentëve janë mbushur me sasi duhani duke ia hequr nga duart tregtarëve. Pas këtij aksioni që konsistoi me sekuestrim e duhanit vetë tregtarët u shprehën tejet të revoltuar duke thënë se ky nuk është një kontroll shtetëror por përkundrazi, një grabitje, një hajni që ibëhet njerëzve të ndershëm dhe asaj shtrese që kërkon vetëm të fitojë bukën e gojës dhe të mbajë me ndershmëri familjen. Tregtarët nuk janë aspak dakord me këtë mënyrë të vepruari.
?Na kanë rënë si grethat e na kanë rrethuar, si armiqtë tonë na erdhën befas me doganë e me çfarë kanë mundur kanë ardhur. Ne kemi kaluar këtu prapa pallateve për të mos ndjenjur në trotuare por ato kontrolluan çdo vrimë miu dhe na i morën çdo gjë që patëm, e morën dhe e futën nëpër makina. Unë jam pensionist dhe e kam mjet jetese se nuk kam me çfarë të jetoj tjeter veç të dal për të lypur. Unë nuk e di çfarë t?i them këtij shteti. Thirrja ime do të ishte që populli të lihet i lirë për të punuar deri sa të krijojnë një treg, pra të na plotësojnë kushtet. Nuk kemi ku punojme as ku të hamë, jam me 6 përsona në familjen time?-thotë një prej tregtarëve.
?Mua më kanë marrë 400 mijë lekë mall, pra duhan ditën për diell pa lajmëruar pa asgjë, kjo është hajni, grabitje. Unë jam një pensionist dhe dal për të fituar kafshatën e bukës sepse punë nuk ka as për pensionista e as për të rinj. Ku të shkoj unë_apo të vras veten siç po bëjnë shumë të tjerë?-deklaron një tjetër tregtar.
?Jemi 6 përsona në familje edhe nuk kam asnjë mjet tjetër jetese. Ky duhan është e vetmja e ardhur që kam edhe këtë e mori shteti. Mbi 400 mijë lekë kanë marrë mall, mundin e njerëzve te shtëpisë. Djersën e djemve të mi që i fus në shtëpi në punë si indianët vetëm për të jetuar dhe për të ngrënë një kafshatë buke. Tani shteti të më marrë e të më fusë në burg se nuk kam ku shkoj tjetër kund. Nuk kam asnjë të ardhur tjetër në botë?-shprehet një tjetër i dëmtuar nga ky aksion i befasishëm.
Përveç kontrollit pas pallateve apo në trotuara pjesë e aksionit ka qenë edhe tregu që ndodhet në lagjen ?Rus? në rrugën ?Martin Camaj? i cili prej vitesh është kthyer në një vendgrumbullim e magazinim sendesh apo mallrash të ndryshëm mes të cilave edhe duhani i këtyre tregtarëve. Sasi të konsiderueshme janë gjetur edhe në atë treg dhe janë sekuestruar nga njësia e kontra-bandës, policia dhe ?Crown Agents?.
Për të mos mjaftuar kishte dyshime edhe për një pikë të përpunimit të duhanit në afërsi të vendit ku u zhvillua aksioni. Njësia e anti-kontrabandës bashkë me agjentët londinez dhe forcat e policisë shkuan në vendin ku dyshohin por e patën të pamundur që të zbulonin atë pikë se ku dyshohet se përpunohet duhani jo brenda kushteve dhe rregullave që kërkohen. Po ashtu agjentët kanë porositur tregtarët që mos të vijojnë të shesin më në këtë mënyrë sepse do të ketë të tjera aksione dhe sekuestrime në rast se evidentohen, gjë e cila revoltoi këta tregtarët.
Tregtarët, pjesa më e madhe e tyre kanë një gjendje sociale apo kushte ekonomike aspak të mira dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të ndryshme rurale të MbiShkodrës dhe NënShkodrës duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Në këtë mënyrë duket se ka ardhur koha që të gjejnë një mënyrë tjetër sepse duket se aktiviteti i tyre në trotuare do të jetë gjithnjë në fokus për mos t?i lejuar të tregtojnë duhanin siç ka ndodhur deri tani.
Kryetari i bashkisë se Pukës, Beqir Arifaj, i dha sot titull...
Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga ...
Aktori dhe producenti i Furious 7, Vin Diesel, pret shumë ng...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Pas ish-Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali, edhe numri...
Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, nga Parku Kombëtar Div...
Ulrich Wessel, drejtori i shkollës Joseph-Koenig tha për gaz...
Shkencëtarët njoftuan një arritje të rëndësishme në rritjen ...
Agjencia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit të For...
Policia e Sarandës ka sekuestruar 10 mijë rrënjë dhe kubikë ...
Si ta qetësojmë fëmijën kur ka kollë?Mjeku këshillon disa ma...
Të gjitha gjërat duhet të kalojnë. Kjo përfshin jetën në Tok...
Guri i fundit komunist i dominosë në Europën Lindore, Shqipë...
Këngëtarja Eli Fara do të publikojë së shpejti klipin dhe kë...
Në ditën e të prekurve nga sëmundja neurologjike të njohur m...
Duket se po. Në muajt në vazhdim të ngjarjeve traumatike, ka...
Çdo vit, çdo institucion arsimor apo universitet, do të mund...
Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës kun...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi sot mesazhe ...
“Luftë korrupsionit brenda institucioneve ligj-zbatuese.” Kë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...