Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Guri i fundit komunist i dominosë në Europën Lindore, Shqipëria staliniste mund të jetë duke u lëkundur. Rënia e regjimit të Nicolae Ceausescut në Rumani, bashkë me problemet e rëndë ekonomikë në Shqipëri, nxitën muajin që kaloi të parën demonstratë serioze antiqeveritare që nga koha e revolucionit komunist në vitin 1944, sipas analistëve amerikanë.
Protestat e udhëhequr nga studentët në qytetin verior të Shkodrës, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë dhe një qendër e madhe industriale dhe transporti, duket se është shuar ?menjëherë dhe me dhunë?, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, ndonëse kjo ngjarje kaloi pothuajse pa u vënë re në Perëndim.
Por rrymat e nëndheshme të rezistencës ndaj regjimit më të prapambetur, më të izoluar dhe më totalitar të Europës e shtynë një analist amerikan të parashikojë se ?Shqipëria do të shembet si një shtet komunist, stalinist ? nëse nuk ndodh prej një kryengritjeje, atëherë do të ndodhë prej nevojës ekonomike?.
Kryengritja në Shqipëri do të plotësonte pastrimin e të gjithë kontinentit nga regjimet komunistë. Një vend me male të thepisur që shtrihet përgjatë Adriatikut, Shqipëria është sunduar që prej vitit 1944 nga një qeveri komuniste kaq e pa kompromis, saqë udhëheqësi i saj u prish me Moskën në vitet 1960, duke kritikuar udhëheqësin sovjetik, Nikita Hrushov se ishte shumë i butë. Edhe sot e kësaj dite ata e shohin diktatorin sovjetik, Josif Stalin si modelin e tyre.
Por tani, presidenti Ramiz Alia duket se është në pozicion mbrojtës. Alia, relativisht një centrist në një Byro Politike të fragmentuar, mendohet se është i pasigurtë nëse duhet të përdorë forcën apo të lirojë shtrëngimin mbi popullsinë. Analisti amerikan thotë: ?Ne jemi duke parë një model lëshimesh ekonomikë dhe paralajmërimesh ndaj popullsisë, që ajo që ka ndodhur gjetkë, nuk ka për të ndodhur në Shqipëri.
Është e qartë se regjimi është shumë nervoz?. Për shembull, Alia, në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, aludoi për trysninë që ka ardhur duke u rritur, prej ritmit dramatik të ndryshimit në Europën Lindore: ?Ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Europën Lindore kanë frymëzuar disa forca të njohura antishqiptare që të rifillojnë fushatën e sulmeve kundër vendit tonë. Por, si thotë populli ynë, sado të përpiqen, ata nuk kanë çfarë na bëjnë?.
Që nga vera e vitit që kaloi, ka patur lajme të pakonfirmuar për demonstrata në qytete dhe fshatra të tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë qendrën e nxjerrjes së naftës në Fier dhe qytetin jugor të Korës. Ekonomia e Shqipërisë ka vuajtur përgjatë pjesës më të madhe të viteve ?80, duke sjellë privime gjithnjë e më të mëdha në atë që ishte tashmë shteti më i varfër i Europës. Pas tre vitesh thatësirë, vendit iu desh të importojë ushqim në vitin 1988.
Zyrtarë shqiptarë kanë raportuar publikisht se 1989 solli një rimëkëmbje, por një zyrtar amerikan thotë: ?Asnjë prej shifrave të tyre nuk ka qenë ndonjëherë e besueshme?. ?Vështirësitë ekonomike dhe nevoja po e shtyjnë Shqipërinë drejt shekullit 20 dhe po e detyrojnë të ketë të bëjë me botën e jashtme?, deklaroi një tjetër zyrtar i SHBA. Ashtu si me shumicën e lëvizjeve të reja opozitare në Europën Lindore, veprimtaria antiqeveritare duket e përqëndruar mes studentëve.
Ata janë një segment i rëndësishëm i popullsisë së Shqipërisë, sepse me një prej normave më të larta të lindjeve në Europë, pothuajse dy të tretat e popullsisë 3.2 milionëshe janë nën moshën 30 vjeç. Ironikisht, regjimi komunist mund të ketë ndihmuar opozitën. Statistikat e qeverisë shqiptare tregojnë se vetëm 15% e popullsisë ka qenë e arsimuar në vitin 1944.
Në një prej atyre pak arritjeve pozitive, regjimi e ka rritur këtë shifër në 75%, sipas analistëve amerikanë. ?Ky brez i të rinjve shqiptarë janë të mirëarsimuar. Është e habitshme të shohësh se janë të shumtë ata që flasin gjuhë të huaja, sidomos gjermanisht dhe anglisht?, thotë specialisti i Departamentit të Shtetit.
?Po kështu, ata nuk janë aq të izoluar sa mendonim ne dikur?, shton ai. Një tjetër ekspert amerikan bie dakord: ?Politikisht, Shqipëria është një ishull në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Por gjeografikisht ajo është aty dhe impakti nuk ka si të mos ndihet. Shqiptarët nuk janë të izoluar nga lajmet. Ata shohin televizionet jugosllavë, grekë dhe italianë, plus dëgjojnë Zërin e Amerikës. Ata shohin edhe serialin ?Dallas? në italisht. Po kështu, shtypi shqiptar ka dhënë lajme shumë të saktë të ngjarjeve në Rumani. Ata e dinë çfarë po ndodh?, thotë ai.
?Shqiptarët duan të lexojnë, të udhëtojnë, të ndjekin modën?, thotë zyrtari. Në një sondazh të miratuar zyrtarisht në vjeshtë të vitit që kaloi, studentët shfaqën një interes të paprecedentë për muzikën rrok perëndimore. Shtypi shqiptar ka shkruajtur gjerësisht kohët e fundit për ?huliganizëm?, që specialistët perëndimorë e interpretojnë kryesisht si një denoncim të aktivizimit të ri studentor.
?Ky do të jetë një revolucion i të rinjve?, parashikon një analist. Një tjetër burim potencial opozicioni vjen nga popullsia fshatare, që zë 70% të popullsisë dhe është e ndarë mes klaneve e fiseve legjendarë të Shqipërisë.
bota.al
Këngëtarja Eli Fara do të publikojë së shpejti klipin dhe kë...
Në ditën e të prekurve nga sëmundja neurologjike të njohur m...
Duket se po. Në muajt në vazhdim të ngjarjeve traumatike, ka...
Çdo vit, çdo institucion arsimor apo universitet, do të mund...
Shqipëria ka nënshkruar Konventën e Këshillit të Evropës kun...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi sot mesazhe ...
“Luftë korrupsionit brenda institucioneve ligj-zbatuese.” Kë...
Mediat italiane raportojnë se më 5 tetor të vitit të shkuar ...
Jose Guevara jeton me familjen në një fermë të vogël. Ai e k...
Ky ambient të bën për të vjellë, sapo e sheh në pamje të par...
Pas arrestimit të dy shqiptarëve, 38-vjeçarit Alban Elezi dh...
Disa foto të publikuara së fundmi tregojnë se cilat janë pas...
Ka ndërruar jetë sot në moshën 73-vjeçare, akademik Ylli Vej...
Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ile...
Ka ndërrruar jetë në moshën 73-vjeçare një nga themeluesit e...
Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Greqia rrezikon të mbesë pa para deri më 20 prill, vetëm nës...
Një asteroid gjigand, 1.000 metra i gjerë, pritet të kalojë ...
1. Viti 2014 ishte viti me më shumë aksidente në historinë e...
Liderët e Gjermanisë, Francës, Spanjës vizituan së bashku ve...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...