web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet ambasadori shqiptar në Itali, arrestohet autori

25 Mars 2015, 15:46, Aktualitet CNA

Mediat italiane raportojnë se më 5 tetor të vitit të shkuar në hyrje të qytetit të Barit është grabitur me dhunë, ambasadori shqiptar në Portugali, Edmond Trako. Për këtë ngjarje është lëshuar urdhër-ndalimi për një 45-vjecar, Scipione Loconsole nga Bari.

Diplomati shqiptar po udhëtonte me bashkëshorten në një automjet me targa diplomatike. Ai ishte nisur për në Shqipëri përmes tragetit të linjës Bari-Durrës. Në një moment kur makina kishte ndaluar, njëri prej grabitësve hapi derën dhe sulmoi bashkëshorten e ambasadorit, duke e goditur me grushta dhe më pas i rrëmbeu cantën. Sic raportohet në mediat italiane, ambasadori shqiptar është ballafaquar me të ndaluarin nga policia dhe e ka njohur atë si një prej grabitësve.





13:17 Aktualitet

Jo vetëm homazh!!!

Nga Alfred OlliDeshiroj te ndaj me ju nje ngjarje mbreselene...

Lajmet e fundit nga