web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Nishani viziton Malin e Zi

23 Mars 2015, 06:57, Politikë CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku delegacionin zyrtar po zhvillon një vizitë shtetërore në Republikën e Malit të Zi me ftesë të homologut të tij, Filip Vujanovi?.

Gjatë kësaj vizite dyditore Presidenti Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez Vujanovi? me të cilin në fillim do të ketë një takim kokë më kokë, e më pas do të kryesojnë bisedimet dypalëshe të delegacioneve respektive.

Më tej, Kreu i Shtetit shqiptar do të ketë takime me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapi? si dhe me Kryeministrin Milo ?ukanovi?.

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.





Lajmet e fundit nga