web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dekriminalizimi,PD vendos për zyrtarizim të shpejtë të amendamenteve për deputetët

22 Mars 2015, 18:33, Politikë CNA

Partia Demokratike ka vendosur në mbledhjen e Grupit Parlamentar, për zyrtarizim të shpejtë të amendamenteve të deputetëve për dekriminalizimin. Gjithashtu në mbledhjen e mbajtur sot, PD ka vendosur që të  vazhdojë me kërkesën për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.  Demokratët bëjnë me dije se do të vazhdojnë me intensifikim të protestave për largimin e kryeparlamentarit Meta.  Mbledhja e Grupit Parlamentar nisi rreth orës 18:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.





Lajmet e fundit nga