web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peleshi: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Zvicrën do të thellohet

18 Mars 2015, 21:31, Politikë CNA

Zv/Kryeministri Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadoren Beatrice Maser, Drejtoreshë e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Zvicerian. Me anë të një postimi në rrjetin social ?Facebook?, zv/kryeministri Peleshi theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të vijë duke u thelluar.

Peleshi gjithashtu ka shprehur mirënjohje për efikasitetin, gatishmërinë dhe ekspertizën me të cilën Zvicra ka përqafuar dhe mbështetur prioritetet e qeverisë. ?Një bashkëpunim i shkëlqyer mes vendeve tona, që do të vijë duke u thelluar. Mirënjohje, por edhe admirim, për efikasitetin, gatishmërinë dhe ekspertizën me të cilën Zvicra ka përqafuar dhe mbështetur prioritetet e qeverisë?, shkruan zv/kryeministri Peleshi në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga