web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Kafshatë që nuk kapërdihet është or vëlla krimi!!

17 Mars 2015, 19:35, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se sot kudo në vendin tonë flitet vetëm për krimin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se në një kohor të shkurter si në filma horror kalohet nga “vrasja e katerfishte e Kostandinit te Partise; bataret, vrasjet ne bulevardet e Tiranes te Shullazit te Partise; major Feka i gjeneral Trafikut ne qiellin e Spanjes; fabrika e miellit te Partise ne Xibrake; vjedhja ne nje Banke e 6.2 milione eurove diten per diell ne mes te bulevardit kryesor te Tiranes, thuhet per zgjedhjet e ardhshme”. Ndër të tjera Berisha shkruan:

“Bota e krimit qeveritar eshte ne ofensive totale. Pasurite e pushtetareve te krimit jane perrallore dhe ushqehen cdo dite nga kokaina, heroina, tenderat publik, gjobat. Qytetaret, jeta e tyre dhe femijeve te tyre jane me te pasigurta se kurre. Vendi po ecen me shpejtesi drejt nje destabilizimi te papare. Opozita ka nisur protestat e saj. Me 12 mars qytetaret thane fjalen e tyre. Mediat ne kronikat e tyre ne teresi japin aktet kriminale dhe me guxim i denoncojne lidhjet e tyre me pushtetaret.

Sot ne kronikat e lajmeve ne nuk shohim me avoketerit e te pandehurve, klienteve te tyre pothuaj ne asnje rast. Kjo sepse ne protektoratin e krimit ata jane zevendesuar ne debate, ne studio televizive, nga papagajte e qeverise, avoketer te paftyre te drames qe perjeton sot vendi. Sot ne Shqiperi, krimi me perfaqesuesit e tij ne pushtet ka pushtuar me ndonje perjashtim studiot e debateve televizive. Keto debate sot kane vetem nje qellim, te vrasin te vertetat qe i interesojne publikut. Ato hapen ne te kater kanatet per zyrtaret e akuzuar per krime monstruoze por mbyllen apo manipulohen per viktimat e krimit qeveritar. Panelet e tyre dominohen ne teresi nga papagaj te qeverise apo individ te varur me shume fije nga qeveria.

Debati televiziv, nga nje institucion qemtues i te vertetes dhe mbrojtes i interesit publik eshte shnderruar ne nje instrument te mashtrimit te publikut dhe te mbrojtjes se krimit ne vendin protektorat krimi siç eshte Shqiperia .Aty perballja nuk behet midis paleve direkte por midis papagajve te qeverise dhe zerave te mekur te tjere, te kushtezuar nga nje seri rrethanash, qe preferojne relativizimin per te fshehur me “njerezisht” te veterten. Ne keto debate, papagajte puthador, shpifes dhe shares profesioniste, bejne per llogari te padroneve te tyre prokurorin, hetuesin, avokatin dhe gjykatesin, parukjerin, make-apin. Ata betohen dhe perbetohen per pafajesine e padiskutueshme te bosit te tyre me pushtet, per torben e zeze te kokaines te pengmarresit babi Taku, ndershmerine e Mark Frrokut. Keta shpifes dhe shares profesioniste, kur u mbarojne shpifjet, genjeshtrat, sharjet me te cilat jane ngarkuar para daljes ne studio, vazhdojne celo-debatin, i lexojne ne studio mesazhet, genjeshtrat e boseve te tyre, madje i paraqesin si informacione ex tempora, pra taze te minutes se fundit, qe vijne direkt nga ai siper dhe rrahin gjoksin me genjeshtren surprize qe i servirin publikut.

Kjo specje e denatyruar nga dinjiteti njerezor, e zhveshur nga cdo moral, qe paguhen majmerisht nga shefat e tyre me para te takspagueseve shqiptare per te mashtruar qytetaret dhe qe serviren si te pavarur ne panelet e debateve televizive, jane sot avoketrit kryesor publik te krimit dhe trafiqeve, felliqesive te pushtetareve te tyre ne pushtet. Keta aleate ne media te krimit nuk e kane per gje, nuk skuqen dhe as nuk zbehen qe ne nje debat televiziv te paraqiten njehere si zedhenes i Metes, pak minuta me vone zedhenes i Rames apo Tahirit.

Ndiqja mbreme nje debat ne Opinion per nje dokument zyrtar trondites te Policise se Shtetit botuar me guxim nga ABC News, ne te cilin faktohej akuza direkte e opozites por dhe e disa mediave bere ne tetor te vitit te kaluar, se ne operacionin “Viluni”, bosi i droges i shpetoi arrestimit tek ndiqej nga Policia sepse hyri ne makinen e deputetit Mark Frroku. Ne kete debat, papagalli nr 2 apo papagall lyra (brilantina), betohej se nuk ishte Rama, Tahiri apo Meta qe urdheruan zhbllokimin e makines se deputetit Frroku, ne te cilen ndodhej Bardhok Planaj, por ishte prokurori qe nuk kishte lejuar arrestimin e tij. Nje trillim te tille nuk kishte guxuar ta shkrunte ne asnje rrjesht ne dokumentin e saj Policia, e cila do ta kishte bere me kenaqesi kete gje per te mbrojtur Ramen apo Meten qe urdheruan lirimin e bosit te droges. Kete gje nuk guxoi ta thote zedhenesi zyrtar i Policise se Shtetit por mashtroi duke i rene anash momentit te lirimit me urdher nga lart te trafikantit. Por kete gje e perserit dhjetra here ne studio per publikun papagalli nr 2 i krereve te “aleances se qelbesirave”!”





Lajmet e fundit nga