Basha takim me Keshilltarin e Kancelares Merkel
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një tak...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka deklaruar se deputeti Mark Frroku po mbahet nën presion nga kreu i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Edi Rama. Sipas Ristanit Frrokut po i bëhet presion për shkak të gjyqit të vëllait të tij, Arben Frrokut i cili akuzohet si vrasësi i Kryekomisarit Dritan Lamaj, si dhe për raportin e policisë se deputeti Frroku është i implikuar në trafik droge. Per kete arsye Frroku nuk ka deshmuar te verteten ne Prokurori per akuzat e Tom Doshit se Kreu i Kuvendit Meta ka urdheruar vrasjen e dy deputeteve Fufi dhe Doshi. Ristani shtoi se fakti që e gjithë kolona kryesore e shtetit është e përfshirë në manipulime dhe fshehje të ngjarjeve kriminale në vend sjell një nevojë emergjente për një hetim ndërkombëtar.
Deklaratë e plotë Sekretarit te Pergjithesh te PD-se dhe deputetit Arben Ristani
Po bëhen 24 orë që janë publikuar dokumentat që tregojnë se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë marrë peng dëshmitarin kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit.
Prej 24 orësh, Edi Rama dhe Ilir Meta heshtin, edhe pse u bë botërisht e njohur, se ata e kanë zënë deputetin Mark Frroku në flagrancë, duke marrë në mbrojtje një person të kërkuar për trafikun e drogës.
Trafikanti u la i lirë, dhe deputeti Frroku gjithashtu nuk pati asnjë pasojë, sepse e gjitha kjo është në funksion të manipulimit të hetimit, dhe fshehjes së të vërtetës, në lidhje me akuzën më të rëndë të 25 viteve të fundit, që Kryetari i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve.
Kjo është një skemë mafioze e kriminale, kapja e dëshmitarit kyç të procesit, dhe përdorimi i tij më pas, sipas interesave të tyre, për të dalë të larë nga kjo histori.
Deputeti Frroku është gjithashtu nën presion me gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj.
Për ta pasur krejt të sigurtë dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.
E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.
Këto fakte tronditëse, të përfshijres së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkobëtare në këtë proces, jetik për vendin.
Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë cdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji.
Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë.
Edi Rama duhet menjëherë të rrijë larg procesit, ndryshe është njësoj i akuzuar si partneri i tij Meta.
Këto janë orë kritike për vendin.
Sundimi i krimit nuk mund të vazhdojë,
Shqipëria nuk mund të vazhdojë të lëngojë
Koha e drejtësisë po vjen.
Qytetarët janë në këmbë.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një tak...
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se tashmë ...
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvillu...
Partia Demokratike ka vijuar protestat për largimin e kreut ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka shprehur...
Eurodeputetja Monica Macovei, e cila eshte dhe bashkedrejtue...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme ratifikimin e ...
“Një foshnjarak që kërkon të rritet” e ka cilësuar kreun e P...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social F...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur...
Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, tregohet se një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka deklaruar se...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, ka postuar në rrjetin social ...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka z...
Sot po zhvillohet takimi midis BE-së dhe Shqipërisë në të ci...
Ministria e Financave ka sqaruar se si i ka trajtuar 38 vend...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Grupit ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim D...
Kyetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pal...
Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Gjiorokastër, Dash...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...