Të rinjtë e PD-së: Kërkojmë largimin e Ilir Metës
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara Kr...
Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter (CDU) kërkon në bisedë me DW zgjidhje konstruktive problemesh në Shqipëri. Kiesewetter u takua në Berlin me kryetarin e PD, Lulëzim Basha.
Në bisedë me DW, deputeti Kiesewetter e karakterizoi bisedën e zhvilluar në drekën e punës si shumë pozitive dhe “shumë intensive”. Tri ishin temat, ku qenë përqendruar bashkëbiseduesit: në kërkesën e opozitës në Shqipëri, që kryetari i Parlamentit, Ilir Meta të japë dorëheqjen; në nevojën për avancimin e reformave në shtetin juridik në Shqipëri dhe së treti në reformën e Partisë Demokratike.
Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë në bisedë me DW, se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë. “Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë”, tha Kiesewetter. Ai shtoi megjithatë se në raste akuzash të rënda mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit. I kujdesshëm për të mos u keqkuptuar në fjalët e tij, Kiesewetter përsëriti se “në radhë të parë është gjithmonë një çështje e politikës shqiptare për t’i zgjidhur punët e saj.” Por ai shtoi se mënyra si zgjidhen çështjet në Shqipëri, ndikon në vlerësimin, që jepet për fillimin apo jo të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë.
Pikë vendimtare në bisedë me delegacionin nga Shqipëria ishte edhe reforma e Partisë Demokratike, tha Kiesewetter. Kryetari i PD, Basha e kishte bërë të qartë se të gjithë kandidatët për parlament dhe në nivel lokal ai do t’ua nënshtrojë një kontrolli paraprak juridik, që të verifikohet integriteti dhe të përjashtohen kriminelët. “Ky është një sinjal edhe për parti të tjera” në Shqipëri, tha Kiesewetter, që e konsideroj “shumë të rëndësishëm” dhe do ta mbështes fuqimisht. “Është një shenjë e mirë, që një parti simotër e CDU-së jep një sinjal kaq të qartë”.
Deputeti gjerman i CDU/CSU-së tha se pati në bisedë përshtypjen që kryetari i PD, Lulëzim Basha, e merr seriozisht punën. “Ai e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe që dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin”, u shpreh Kiesewetter. Një vlerësim dhe dëshirë për kryetarin e ri të PD, deputeti gjerman e formuloi tërthorazi. Kiesewetter tha se kishte “përshtypjen që Basha e vë politikën e shtetit mbi politikën partiake, dhe për aq kohë, sa do t’i përmbahet kësaj linje, politika e tij do të jetë simpatike.”
Përsa i përket bashkëpunimit pozitë-opozitë në Shqipëri, Kiesewetter tha se “ne i inkurajuam (partnerët në bisedë) që të drejtat e opozitës t’i përdorin në mënyrë konstruktive dhe që të mos bien në një politikë bllokade.” Kiesewetter shtoi se e kishte inkurajuar kryetarin e PD, “që ta vazhdojë rrugën e tij dhe që të zbatojë vullnetin e tij edhe përballë kundërshtarëve në partinë e tij.” Sipas Kiesewetter, “te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”, tha deputeti i CDU-së në Bundestagun Gjerman, Roderick Kiesewetter.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur përpara Kr...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar operacionin “Vil...
Me rastin e 90-vjetorit të themelimit, në një ceremoni ku is...
Deputeti Tom Doshi, ka deklaruar me anë të një postimi në Fa...
Deputeti i PKD, Mark Frroku i është përgjigjur akuzave që ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi nga Kry...
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe eurodeputetj...
Opozita pritet që të vazhdojë aksionin e saj me protesta jo ...
Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimit të Preside...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një tak...
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se tashmë ...
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvillu...
Partia Demokratike ka vijuar protestat për largimin e kreut ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka shprehur...
Eurodeputetja Monica Macovei, e cila eshte dhe bashkedrejtue...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme ratifikimin e ...
“Një foshnjarak që kërkon të rritet” e ka cilësuar kreun e P...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social F...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...