web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takohet me nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake

15 Mars 2015, 20:14, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur Drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, dhe gjithashtu ka pasur një takim tjetër me nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore austriake, Werner Amon.

Në takimin me z.Ernst Reichel, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Basha e njohu me shqetësimin e thellë që po kalon vendi për depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të administratës dhe Parlamentit.

Duke e informuar për situatën në vend, Basha u ndal tek akuzat e rënda që janë bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit si porositës i vrasjes së dy deputetëve, nga vetë radhët e mazhorancës.





Lajmet e fundit nga