web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OÇP i jep fund marrëveshjes për bashkëpunim me Izraelin

6 Mars 2015, 08:29, Kosova & Bota CNA

Organizata për Çlirimin e Palestinës ka vendosur t?i japë fund marrëveshjes me Izraelin për bashkëpunim në siguri, e cila është arritur më 1993 në Oslo.
Kjo organizatë është trupi përfaqësues i palestinezëve dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për Autoritetetin Palestinez.

Zhvillimi i fundit në praktikë nënkupton fundin e ndarjes së inteligjencës për grupet militante, të tilla si Hamasi.
Vendimi është shenjë e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Autoritetetit Palestinez.

Vëzhguesit thonë se ky vendim është hakmarrje e palestinezëve, pasi Izraeli ndërpreu transferimet e taksave, një burim këto kryesor i fondeve për Autoritetin Palestinez.
Ngrirja e taksave ka bërë që qeveria të mos jetë në gjendje të paguajë mijëra punëtorë.





Lajmet e fundit nga