web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argjetinë/Familja: Prokurori Nisman është vrarë

5 Mars 2015, 18:58, Kosova & Bota CNA

Familjarët kanë bërë të ditur se teste të kryera në mënyrë të pavarur kanë treguar se prokurori special i Argjentinës, Alberto Nisman, është vrarë.

Në një konferencë për mediat, ish-gruaja e Nismanit ka thënë se gjetjet përjashtojnë hipotezat e aksidentit ose vetëvrasjes, transmeton BBC.
Nisman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 18 janar, disa orë para se ai të dëshmonte në Kongresin e Argjentinës kundër presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.

Ai ka qenë duke hetuar një sulm terrorist, i cili ka ndodhur më 1994 në një qendër hebreje në Buenos Aires.





Lajmet e fundit nga