web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat/Klinton u kërkon zyrtarëve publikimin e emaileve të saj

5 Mars 2015, 09:18, Kosova & Bota CNA

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar shqyrtimin e emaileve të saj private pas thirrjes së një komiteti të kongresit për zbardhjen e tyre.
Hillary Klinton akuzohet se ka përdorur emailin privat gjatë kohës sa ishte kryediplomate e SHBA-ve.
Komiteti për sulmin në Bengazi që po heton sulmin terrorist të vitit 2012 në hapësirën e misionit diplomatik të SHBA-ve gjatë së cilës u vranë katër amerikanë, po kërkon materiale shtesë nga Klintoni dhe të tjerët në lidhje me hetimin.
?Dua që publiku të shohë emailet e mia?, ka thënë Klinton në një postim në rrjetet sociale.





Lajmet e fundit nga