web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modelet të marrin në qafë

28 Shkurt 2015, 08:39, Lifestyle CNA

Ajo kishte idhuj modele si Cara Develingne apo Alexa Chung dhe përfundoi në një anoreksike të sëmurë. Bëhet fjalë për  17 vjecaren, India Edmonds e cila është kuruar për disa muaj sepse vuante nga anoreksia e tepruar. India kur hapi një llogari në Instagram nuk postonte asnjë foto sepse i dukej vetja e shëmtuar dhe më pas filloi të mos hante më e të dobësohej brenda një kohe shumë të shkurtër. Një regjim i fortë ushqimor dhe palestër e not për gati 3 orë, e katandisën adoleshenten në një anoreksike të sëmurë. Këtë detaj ajo e vuri re kur filloi të postonte fotot në Instagram dhe ku kuptoi se tashmë ishte thjesht një kufomë. Prindërit e shtruan në spital dhe mjekët i thanë se nëse nuk do të hante siç duhej do të vdiste. Ajo qëndroi e shtruar nga muaji mars i vitit 2013 deri në shtator  të po këtij viti ku filloi të rehabilitohej pak nga pak. Ajo thotë se kur sheh fotot e saj si skilipece, ndihet shumë krenare teksa numëron brinjët e saj.

India-After India-Before (1) India-Before India-during (1) India-during (2) India-During (3) India-during (4) India-during (5) India-during





17:00 Lifestyle

Vritet modelja

19-vjeçarja modele Mirjana Puhar, e lindur në Serbi është gj...

Lajmet e fundit nga