Disa gjëra që nënkuptojnë sukses te femrat!
Nëse matja e suksesit do të ishte punë e pandërprerë, stresi...
Shërbimi Federal i Gardës së Rusisë, një trupë që ka si detyrë të mbrojë zyrtarët më të lartë të vendit, ka blerë kohët e fundit 20 makina shkrimi portative të modës së vjetër. Ato do të përdoren që dokumente veçanërisht të rëndësishme të mos shkruhen në mënyrë elektronike dhe ruhen në arkiva digjitale, por të shkruhen me dorë e më pas të arkivohen sipas formave tradicionale. Mesazhi është i qartë dhe i vjetër sa vetë të shkruarit: në qoftë se doni të ruani diçka, shkruajeni atë në letër dhe pastaj vendoseni në një vend të sigurt.
Era digjitale ka krijuar përshtypjen se tashmë janë vjetëruar mënyrat tradicionale të arkivimit. Çdo gjë e shkruar, incizuar, filmuar apo fotografuar tani mund të ruhet përjetë me një të shtypur butoni. Po marrin fund arkivat me pluhur: e tashmja fiksohet si e shkuar me ndihmën e teknologjisë. Rritja dhe zgjerimi i jashtëzakonshëm i pushtetit të kompjuterit garanton një hapësirë të pafundme arkivore, duke i dhënë fund harresës.
Realiteti ka provuar dicka krejt të ndryshme. Kujtesa digjitale ka provuar se është e brishtë, jetëshkurtër dhe e lehtë për t?u humbur. Teknologjia ka ecur jashtëzakonisht shpejt, aq sa mjetet e përdorura për ruajtjen e materialeve janë vjetëruar: CD-ROM po degradon, kasetat janë shkërmoqur, hard disqet digjen; disqet lazer dhe disketat kanë vdekur, dhe së shpejti mund të ndiqen, pa dyshim, nga USB-të dhe kartat e memories. Unë kam përgjysmë një roman, të shkruar 20 vjet më parë që e ?shpëtova? duke e ruajtur në një disk 3,5. Kurrë nuk do ta marr vesh se cfarë kam shkruar, sepse tani nuk kam asnjë mënyrë për ta lexuar.
Si pionier internetit, Vint Cerf paralajmëroi kohët e fundit se zhdukja e pajisjeve të nevojshme për të lexuar ?median e vjetër? do të thotë se ?në një formë të papërgjegjshme, po hedhim gjithë të dhënat tona në atë që mund të quhet gropa e zezë digjitale?. Në vitin 1986, projekti BBC Domesday ndërmori regjistrimin e situatës ekonomike, sociale dhe kulturore të Britanisë në 12 në videokaseta. Sot, ato nuk mund të lexohen, ndryshe nga libri i Domesday-it, i shkruar një mijë vjet më parë.
Interneti mund të ruajë gjatë një viti të dhëna sa ata që janë krijuar gjatë gjithë shekullit 20 ? mbi 330 petabytes, ose kapacitet i mjaftueshëm për të ruajtur 20 fishin e të gjithë librave të botuar deri më sot ? por pasardhësit tanë mund të mos jenë në gjendje t?i lexojnë ata.
Përballë vështirësive teknike të së kaluarës, supozimi i garancisë së ruajtjes digjitale ka dëmtuar rëndë zakonet e ruajtjes tradicionale arkivore. Gjeneratat e mëparshme shkruanin letra, ditarë, kartolina dhe shënime, në letër, i ruanin, dhe i kishin aty ata. Kush ka sot një arkivë të emaileve të tij, apo të postimeve në Twitter? Ne pa shumë kujdes kujtojmë se ata ruhen diku, kur në fakt shumica e tyre avullojnë në eter. Albumet fotografike të modës së vjetër ua kanë lënë vendin skedarëve digjitalë të fotove, që nuk janë të imunizuar as nga ndonjë fshirje e papritur, ndërkohë që këto artefacte elektronike nuk do të mund t?i ?shpëtojnë? as vjetërimit teknik. Në këtë kuptim, fotot e gjyshërve janë më të sigurta se ato të nipërve e mbesave tona.
Ajo që duket si një rritje e pafund e internetit është në të vërtetë edhe një formë e humbjes së pafundme. Jetëgjatësia mesatare e një faqe web-i është 44 ditë. Faqet përditësohen vazhdimisht, rishkruhen, transferohen apo përfundojnë në procesin e njohur si ?humbja e referencës?. Ne mund t?u mësojmë fëmijëve tanë se çdo gjë e postuar do të jetë aty përgjithmonë, por në fakt kjo është pak e vërtetë, çuditërisht gjithcka është e paqëndrueshme.
?Page not found? (Faqja nuk gjendet) është mesazhi që përmbledh natyrën kalimtare të të dhënave dixhitale: informacionet e qëndrueshme janë kthyer në asgjë, dhe ne s?mund ta dimë ku kanë shkuar. Historianët bashkëkohorë janë përballë një sfide të madhe, kërkimi për të shkuarën në kohën e ?bumit? dixhital mund të jetë një dështim i madh nëse vetëm besojmë se e kaluara është ruajtur sa herë që ne kemi shtypur butonin ?ruaj?. Çuditërisht, pavarësisht lumit të informacionit të përditshëm, ne mund të përfundojmë të dimë më shumë për fillimin e shekullit të 20-të, se sa dimë për fillimin e shekullit 21.
Bota është zgjuar së bashku me rritjen e rrezikut të humbjes së kujtesës kolektive. Cerf ka bërë thirrje për krijimin e një ?digital vellum?, një teknologji që mund të ruajë të dhënat digjitale, e mundshme për t?u lexuar në kohët e mëvonshme. Biblioteka Britanike tani në mënyrë rutinore ruan në një arkivë digjitale informacion nga miliona e web faqe publike, apo postimet në Twitter e Facebook. Biblioteka e Kongresit Amerikan arkivon të tërë Twitter-in.
Menjëherë pas masakrës ndaj Charlie HEBDO në Paris, Bibliothèque Nationale de France vendosi të grumbullojë në ?digital vellum-in? e saj të gjithë reagimet në web-e apo media të tjera, reagimet publike, blogjet, Twitter-in, komentet në internet ? për të krijuar një arkivë të mirëfilltë digjitale të momentit.
Një reagim i ngjashëm për ruajtjen digjitale është i domosdoshëm. Studimet psikologjike kanë treguar se njerëzit janë më të lumtur dhe të sigurtë në vetvete, kur ruajnë prova të jetës së tyre. Ashtu si gjyshërit tanë që kanë vënë mënjanë provat fizike të botës së tyre, ashtu edhe ne duhet të printojmë fotot, të ruajmë emailet, të kopjojmë e printojmë historitë dhe kujtimet si relike të vetë jetës sonë, për t?i vënë më pas në papafingo. Fatmirësisht, ashtu si na e kujtuan rusët, ende është i gjallë mjeti që e ka zgjidhur problemin e përkohshmërisë digjitale: makina e shkrimit.
Bota.al
Nëse matja e suksesit do të ishte punë e pandërprerë, stresi...
19-vjeçarja modele Mirjana Puhar, e lindur në Serbi është gj...
Me shumë ngjyra por njëkohësisht dhe me stil, do të jetë ky ...
Një burim i tha PageSix deklaroi se 22- vjeçarja Demi Lovato...
Si fillim kemi patur foto selfie, më pas belfie dhe tani një...
Ylli i filmit ‘Titanic’, i cili ishte fejuar më 2004 me buku...
Rozmarina nuk është vetëm stimulim i rritjes së flokëve, por...
Ka shumë arsye për të ardhur në Berlin. Ju mund të kënaqeni...
Ky fustan që shihni në foto, po cmend të gjithë njerëzit në ...
Ajo ka pranuar të jetë pjesë e javës së modës meksikane dhe ...
Rosie Huntington-Whiteley ka rrëmbyer çmimin për modelen e v...
Tani që çmimet Oscar përfunduan dhe ajo nuk u nderua me asnj...
Këngëtarja 24 vjecare Rita Ora u pa jashtë në qytet në drejt...
Jenna Chapple është modelja e njohur amerikane e cila nuk he...
Ja disa këshilla te duhura për te mos menduar se nuk kane fa...
Georgina Dorsett vazhdon të ketë një super trup edhe pse ësh...
Në një intervistë për Lorraine ITV, Kim është rrëfyer se ajo...
Mami Çili mbetet një nga femra më seksi të show bizit shqipt...
Premiera botërore e filmit “Fast & Furios 7” nuk do të jetë ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...