Studentët e mjekësisë në protestë, kërkojnë uljen e tarifës së studimit
Dhjetëra studentë të mjekësisë dhe infermierisë kanë protest...
Nga Nardi OLLI
Çdo ditë e më shumë shfaqjet e shëmtuara të dhunës shtetërore janë bërë pjesë integrale e jetës së shqiptarëve. Mediat vizive e ato të shkruara sjellin periodikisht në vëmendjen e opinionit publik raste të dhunimit të të drejtave më themelore të njeriut, si ato jetike ashtu dhe ekonomike e profesionale. Me një arrogancë dhe cinizëm, të përdorur vetëm në diktaturat komuniste, ushtarake apo policore, kryeminstri Rama dhe qeveria e tij instaluan që në ditët e para të marrjes së pushtetit dhunën e burgosjen si një mjet për t?iu imponuar shqiptarëve. Dhe e gjitha kjo në emër të vendosjes së shtetit ligjor. Paradoksale, por e vërtetë. Format më të njohura për ushtrimin e dhunës shtetërore, në nocionin filozofik, janë ose nëpërmjet forcave paramilitare apo shërbimeve sekrete (regjimi Milloshevician apo metodat alla Putin), ose nëpërmjet keqpërdorimit të organeve të rendit e sigurisë publike. Ne fakt, Rama aktualisht po përdor rastin e dytë. Nuk dua të ndalem te aspekti i instalimit të shtetit policor, pasi ky është një realitet kokëfortë, por të sjell në qendër të vëmendjes fenomenin shkak-pasojë të tij.
Dhuna institucionale e pushtetit ekzekutiv, me tentativën për kapjen e institucioneve të pavarura apo intimidimin e plotë të tyre, e denoncuar fillimisht nga përfaqësues të gjyqësorit u denoncua publikisht edhe nga vetë kreu i shtetit, duke dëshmuar një akt tjetër të paprecedent. Ndërkohë që intimidimi i medias dhe gazetarëve është shndëruar në një praktikë të rëndomtë strategjie sjelljeje nga kryeminsitri e deri te nëpunësit më të rendomtë të shtetit.
Nocioni i dhunës fizike të dirigjuar si mjet represiv për mbajtjen e pushtetit, u shfaq frikshëm në Kuvendin e Shqipërisë (rasti Strazimiri), e vijoi në aksionet për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët, arrestimet e tyre, pushimet masive nga puna me justifikim mospagimin e energjisë, prishjen abuzive të ndërtimeve me lejë, në emër të projekteve madhore, por inekzistente në realitet. Të gjitha këto, janë vetëm disa nga derivatet e dhunës shtetërore që shqiptarët përjetojnë prej më shumë se një vit e gjysmë. Numri rekord i të arresturave (mbi 38 mijë) vetëm gjatë vitit që lamë pas, keqtrajtimi i tyre në ambientet e paraburgimit apo qelitë e burgjeve tashmë e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë të vendeve ku të drejtat e liritë themelore të individit shkelen në mënyrë flagrante. Rasteve fatkeqe të vetvrasjeve apo mjaft tentativave për vetvrasje si rezlutat i largimeve nga puna prej terorrit politik, tashmë i janë shtuar edhe ato të përsonave që padrejtësisht rendohen me gjoba, ndëshkime e burgosje për mospagim energjie apo pamundësi minimale jetese.
Por, ajo që e agravon më shumë situatën është se tashmë edhe policia, e cila ka humbur tërësisht busullën e funksionimit ligjor, po përshkallëzon dhunën fizike ndaj qytetarëve përtej ambienteve të saj, duke e shfaqur pa asnjë hezitim edhe në rrugë. Vetëm në harkun kohor të pak javëve dhuna policore ndaj qyetarëve është fiksuar nga kamera amatore, duke shkaktuar shok social e psikologjik. Rasti i rrahjes çnjerëzore të një të riu në Kavajë, goditja dhe fyerja vulgare e një vajze të re nga policët rrugorë, si dhe trajtimi barbar i një të riu në qendër të Korçës e më pas në ambientet e komisariatit janë raste flagrante, por dhe vetëm maja e ajsbergut.
Do të ishte infantile të pretendoje për rastësi apo veprime sporadike. Thelbi është një dhe i vetëm: Përpjekje e gjithanëshme për përdorimin e dhunës si një mjet për të kontrolluar dhe terrorizuar kundërshtarin politik dhe gjithë shoqërinë. Emërimet nepotike, rikthimi i ish veglave të Sigurimit të shtetit, militantëve apo personave të inkriminuar në pozicione kyçe të drejtimit të Policisë së Shtetit e në administratë, janë një strategji për ushtrimin verbazi të dhunës për llogari të pushtetit e përfitimeve nga aferat korruptive e kriminale.
Qytetarët po bëhen pre, si e dhunës barbare fizike e psikologjike që ushtron pushteti dhe instrumentat e tij, ashtu edhe e krimit ordiner e atij të organizuar. Nuk është aspak rastësi e aq më pak çështje paaftësie e kupolës qeverisëse. Është një qasje e qëllimtë e pushtetit për interesat e tij politikë dhe ekonomikë. Dhuna shtetërore është derivat i impotencës politike, pamundësisë apo mos dëshirës për të ofruar prosperitet ekonomik dhe mirëfunksionimin e shtetit ligjor. Në finalen e vet, është vendosje e diktatit politik me qëllim përfitimin ekonomik të një grupi të ngushtë njerëzish të lidhur me pushtetitn. Në të dyja rastet, monopolizimi edhe i dhunës fizike nga shteti nuk është asgjë më shumë se përpjekje e qëllimtë për ruajtur autoritetin e humbur politik. Tashmë vetëm pak muaj para zgjedhjeve vendore e zgjedhjeve të mundshme parlamentare në prag, pushteti, dëshpërimisht, po përdor dhunën, si e vetmja formë që i ka mbetur për afirmimin e tij politik. Dhe, Policia e Shtetit si alterantiva kryesore për ta mbajtur atë.
Ky identitet i dhunës i ka mbetur Ramës si e vetmja formë për të fshehur frikën dhe ankthin e tij për mënyrën si po drejton shtetin, ndërsa demonstrimi i forcës si mjeti i vetëm për të mbajtur të shtypur zëmrimin qytetar. I zhytur tërësisht në parimin makiavelian se qëllimi përligj mjetet, Rama po synon që si nëpërmjet dhunës se pushtetit ashtu dhe dhunës së krimit të mbjellë ndjenjën e pasigurisë, duke e majtur nën terror gjithë shoqërinë. Zoti kryeministër, i keni bërë llogaritë gabim. Shqiptarët e vranë frikën 24 vite më parë dhe askush nuk mund ti mbajë më nën zgjedhë. Ora e së vërtetës është shumë pranë.
Dhjetëra studentë të mjekësisë dhe infermierisë kanë protest...
Policia e Riminit në Itali ka arrestuar një shtetas shqiptar...
Pebble ka nxjerre versionin e ri të orave të saj të marten, ...
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Al...
Kryetari i Unionit Tregtarëve Agro- Ushqimor, Theodhor Krist...
Grupi i nisur nga Tirana dhe ekzaktësisht nga vendi ku është...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Durrës...
Në mbledhjen e parë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shq...
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Durrës...
Policia e Pukës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Ardi...
Për të celebruar 54-vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 24 vjetor...
Ikona e kinematografisë, Marilyn Monroe duket se ka qenë muz...
Vazhdon udhëtimi i eksperimentit hetimor për zbardhjen e dos...
Inspektoriasti Qëndror Teknik publikon ditën e sotme raporti...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur rreth orës 18:27 një eks...
Ministria e arsimit ka publikuar formualarin A1 dhe A1Z për ...
Ministria e arsimit ka publikuar formualarin A1 dhe A1Z për ...
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditës së so...
Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme nga Milano shtet...
Bashkimi Evropian ka vendosur të hartojë planin për të kriju...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...