E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Në aksidentet e trafikut në vendet ballkanike në vit humbin jetën qindra persona dhe mijëra prej tyre vuajnë lëndime të rënda dhe të lehta.
Ekspertët paralajmërojnë se, në krahasim me Evropën, në vendet e rajonit vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha. Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e AA, në rrugët e Ballkanit, mesatarisht në vit humbin jetën rreth 1.700 persona, ndërsa 141 në muaj.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë 2014 në aksidentet e trafikut kanë humbur jetën 292 persona. Administrata e Policisë Federale (FUP) thekson se në 2014 në rrugët e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës kanë ndodhur 27.844 aksidente trafikut, ku humbën jetën 161 persona, ndërsa numri i personave me plagosje të rënda është 1.022 dhe i atyre më lëndime të lehta është 5.856 persona. Sipas shifrave zyrtare të Administratës Federale të Policisë, në rrugët e FBeH në 2005-2015 janë regjistruar mbi 270 mijë aksidente të trafikut, ku jetën humbën 1.940 persona.
Sipas të dhënave të fundit, në rrugët e Kroacisë, në vitin 2014, në 284 aksidente trafiku, humbën jetën 308 persona, që është 17 për qind më pak se në vitin 2013. Duke shikuar statistikat, në ditë në Kroaci vitin e kaluar në trafik humbën jetën 0,84 persona në ditë, ndërsa në muaj 25,6 persona.
Në total, në vitin 2014 në Kroaci, kanë ndodhur 31.432 aksidentet trafiku, ku të plagosur rëndë janë 2.675 persona dhe 11.457 persona më plagë të lehta. Nga policia kroate pohojnë se shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore janë shpejtësia e madhe në krahasim me kushtet e rrugës ose tejkalim shpejtësie, siç thuhet, një pjesë e konsiderueshme e shoferëve që kanë shkaktuar aksidente nën ndikimin e alkoolit. Shkaku kryesor i viktimave në autostrada është mos përdorimi i rripit të sigurisë.
Në një vend tjetër të rajonit, në Shqipëri, vitin e kaluar në rrugë, kanë humbur jetën 258 persona. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, në vitin 2014 në atë vend kanë ndodhur 1.918 aksidentet trafiku, 157 më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Nëse krahasojmë të dhënat zyrtare, në rrugët e Shqipërisë vitin e kaluar humbën jetën 258 persona, ndërsa në vitin 2013 vdiqën në aksidente rrugore 295 persona. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, gjatë 15 viteve të fundit në aksidente trafiku humbën jetën 4.627 persona. Theksohet se shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të trafikut janë nga shtimi i qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore, tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave në rrugë si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët.
Në Maqedoni, në periudhën 2001-2008, numri i aksidenteve të trafikut ishte në rritje të vazhdueshme, ndërsa trendi i rritjes negative të aksidenteve të trafikut ka filluar të bjerë në 2009 dhe 2010. Në këtë vend, në periudhën 2001-2010 në aksidentet e trafikut jetën kanë humbur 1.307 persona dhe janë plagosur 28.684. Në periudhën 2010-2013, në aksidentet e trafikut në Maqedoni, kanë humbur jetën 502 persona dhe 19.487 persona pësuan plagosje.
Shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të trafikut në vend është nga tejkalimi i shpejtësisë, madje në 9.973 raste. Aksidente të shkaktuara për shkak të mos respektimit të rregulloreve të trafikut ishin në 4.842 raste, ndërsa 1.262 aksidente trafiku kanë ndodhur nën ndikimin e alkoolit.
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi thekson se në aksidentet rrugore në vend, vitin e kaluar jetën kanë humbur 65 persona, që është 9 më pak në krahasim me 2013. Në territorin e Malit të Zi në periudhën 2007-2015, kanë humbur jetën 675 persona. Në të njëjtën periudhë lëndime trupore pësuan 15.000 persona.
Arsyet kryesore të aksidenteve të trafikut janë mosrespektimi i rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit.
Në Kosovë gjatë vitit të fundit kanë ndodhur 16.295 aksidente trafiku, që morën 127 jetë njerëzish. Sipas Policisë së Kosovës, u lënduan 9.713 persona.
Daut Hoxha nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Policisë së Kosovës në një deklaratë për AA thekson se në 2010-2013, vërehen ulje të aksidenteve të trafikut, si dhe numri i viktimave. Numri i viktimave në 2010 ishte 175, në 2011 regjistrohen 157 persona, në 2012 ka pasur 116 viktima, dhe në 2013 jetën humbën 104 persona.
“Në analizat e kryera nga policia e Kosovës, u konstatua se ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë aksidentet janë tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës midis automjeteve, si dhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugëve,” tha Hoxha.
Në rrugët e Serbisë vitin e kaluar humbën jetën mbi 500 persona. Më konkretisht, në atë vend mesatarisht në ditë ndodhin rreth 90 aksidente të trafikut, ku vetëm në 2014 u vranë 536 persona, që do të thotë se në muaj mesatarisht 45 persona humbin jetën në rrugë.
Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve rrugore në Serbi janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e parregullta, përfshirë edhe shkeljet tjera në trafik.
Express
Në kushte të rënda depressive një 41 vjecar me inicialeS.S ...
Zyrtarët grekë pritet të dorëzojnë sot pranë autoriteteve të...
Samsung ka publikuar një video të re, e cila na jep pamjen e...
Ushtria ukrainase thotë se nuk do të fillojë me tërheqjen e ...
Autoriteti Rrugor jep informacione rreth gjendjes së kaluesh...
ARRSH-ja ka dhënë detajet e fundin me gjendjen e rrugëve në...
2015-a vlerësohet si një vit i rëndësishëm për sistemin tonë...
Nga ARTAN FUGADikur, fëmijë, disa dekada përpara, u ndodha p...
Për të tretën të hënë me radhë mjekët dhe infermierët e sist...
Mjekët e spitalit të Beratit kanë dalë në protestë duke pezu...
Konfliktet mes çiftit Meni në Gjirokastër kishin nisur prej ...
Një sulm vetëvrasës në qytetin Postikum të Nigerisë ka lënë ...
Komuniteti Rom në qyetetin e Lezhës ka dalë në një protesëtë...
Tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin shtetasin ...
Tre persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shte...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë mëngjesin e sot...
Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë punonjë...
Kryetarët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës,...
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj një të riu...
Drejtori i Përgjithshëm i Përgjithshëm i Policisë, Artan Did...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...