Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga ARTAN FUGA
Dikur, fëmijë, disa dekada përpara, u ndodha përpara një propozimi të çuditshëm që bënë kalamajtë e tjerë më të rritur. Në fakt idenë e kishte Muri, një djalosh shtatëmbëdhjetvjeçar, komshiu im.
Ne jetonim te rruga Islam Alla që lidh Myslim Shyrin me rrugën e Kavajës. Atëhere ajo ishte një rrugë e ngushtë me kalldrëm, nuk kalonte dot asnjë veturë, vetëm karroca e plehrave me kalë çdo mëngjes dhe gega me karrocën e akullores.
Por, lëvizje këmbësorësh kishte shumë sidomos në mëngjes, në drekë dhe në muzg kur nëpunës që banonin në Tiranën e Re shkonin e vinin nga shtëpia për në zyrë, të cilën e kishin këtej nga rruga e Kavajës a rruga e Durrësit.
Nejse.
Ideja e Murit ishte për një lojë të re, sipas tij, e paparë. Lidhim me spango një pesëqind lekësh. Spangon e kalojmë nga vrima e murit, poshtë, aty në rrêzë ku kalon kanali i ujrave të zeza e që del nga avllia e shtëpisë në cep të rrugës. E lemë pesëqind lekshin në mes të rrugës dhe nëse ndokush vjen ta kapi, me shpresën se e ka gjetur në rrugë, ne e tërheqim spangon nga pas murit dhe shohim se çfarë do të ndodhë.
U eksituam të gjithë nga ideja. E realizuam kurthin dhe u fshehëm pas murit të shtëpisë, hipur në të, dhe nja njëzet çamarrokë kishim nxjerrë vetëm kokat sipër avllisë duke parë se çfarë do të bënte shoku ynë Muri, tironc i vjetër, duke e parë rrugën nga brima e derës.
Muri tha se lojën do ja punonim ndonjë nëpunësi. Ai e kishte gjetur edhe cilit. Nuk e di se përse. Ishte një burrë i hollë, i gjatë, rreth të pesëdhjetave, me kollare e pallto gub, me një çantë në dorë, që edhe kur shkonte edhe kur vinte në muzg nga zyra ecte drejt, serioz, dhe sikur mendonte gjithë kohën se cilat ishin hallet e shtetit dhe të popullit.
Atij do ja bëjmë – tha Muri, dhe ne tundëm kokat. Për ne ishte njësoj.
Pritëm deri sa ai të dukej te fillimi i rrugicës, andej nga rruga e Kavajës për të ardhur në drejt të Myslim Shyrit, duke ecur si gjithmonë serioz, i paanshëm, i palëkundur në hapin e vet të vendosur, solid, dhe këmbëngulës.
Pesëqind lekshi me fytyrën e Skënderbeut rrinte pezull në mes të rrugës, mbi kalldrëm.
Në muzg, ai sikur ndriçonte.
Nëpunësi i gjatë e pa me bisht të syrit. Fillimisht hapi i tij ndoqi ritmin e mëparshëm, “eh, s’e hangri !”- u pezmatuan kokat tona sipër murit. Por, në një sekondë hapi i tij u lëkund, ndali, pa para dhe mbrapa, nuk kishte njeri. U përkul drejt Skënderbeut shtrirë mbi kalldrëm. Ne na u duk se u përul përpara parasë. Pastaj u ul pothuajse duke e thyer mesin, e përkulur trupin poshtë. Ecte i përkulur dy a tre hapa drejt lekut si një majmun. Muri si duket e tërhoqi pak spangon që në errësirë nuk dukej dhe pesëqindlekshi lëvizi. U duk sikur e shty era. Muri pas brimës të derës paskësh qen një mjeshtër i vërtetë. Nëpunësi me kollaro, bëri dy a tre hapa përpara ashtu i përkulur për ta kapur me shpejtësi lekun, por u pengua në kalldrëm, ra në gjumë dhe pasi pa nga prapa, nisi të ecë këmbadorazi për ta kap pesëqindlekshin që e kishte mu te hunda e tij. Ishte kthyer në qen duke ecur me katër gjymtyrë. Po ecte si qen. Zgjati dorën ta kapë biletën e lekut, por Muri e tërhoqi edhe pak fare spangon që dilte nga brima e kanalit të ujrave të zeza. Nëpunësi zgjati dorën dhe rrëshkiti mbi kalldrëm. U shtri dhe na u duk sikur u zvarris disa centimetra për ta kap lekun. Ishte bërë gjarpër, njësh me tokën në kërkim të lekut që nuk ishte i tij. Po zvarritej
Nga majmun, në qen, e pastaj në gjarpër. Për pesëqind lekë ishte transformuar i tëri, në çast, na dukej se po bënte në drejtim të kundërt rrugën miliona vjeçare që përshkruan Darvini për t’u bërë njeriu njeri. Leku brenda pak çastesh nëpunësin nga njeri e kishte bërë majmun, pastaj qen dhe në fund gjarpër.
Na shkrepi gazi, ai i shtrirë në rrugë, mbi kalldrëm, nën dritën e zbehtë të llampës mbi shtyllë druri të shtrembër, kollarja i dukej si gjuhë gjarpri shtrirë në tokë, kollarja e kuqe drejt pesëqindlekshit, çanta e braktisur më tej.
Skënderbeu nga letra e lekut e shihte me trishtim.
Muri e tërhoqi krejt spangon dhe pesëqind lekshi nga kanali i ujrave të zeza u fut në oborrin e shtëpisë. Na pa në sy. I ndrisnin sytë. Dukej sikur thoshte : E patë? Ne e shihnim me adhurim. Nuk e di përse por na dukej madhështore ajo lojë. Sa herë të tjera e bëmë. S’lamë nëpunës pa shtrirë mbi kalldrërm. Edhe me njëqindleksh madje. Jo me Skënderbeun, nuk kishte nevojë, shiteshin lirë, binin barkazi edhe për shumë më pak lek, thjesht me Naim Frashërin, nuk kishte nevojë të përdorje Minatorin…
Të qeshurat tona u përhapën në muzg. Nëpunësi i shtrirë mbi kalldrëm ngriti sytë dhe na pa. E kuptoi se kishte qenë një kurth kalamajsh të prapë. U ngrit në gjunjë pastaj në këmbë. Nisi t’u binte gjunjëve, dhe gjoksit me pëllëmba, pastrohej nga pluhuri i kalldrëmit. Dhe pastaj nisi të na shante : Rrugaçë të ndyrë ! Bij kurvash! Cfarë nuk nxorri nga goja. Ne zgërdhiheshim edhe më keq. Ai po kërcënonte dhe shante publikun e shfaqjes që kishte dhënë si në një kamera të fshehtë, si në një reality show. Atëhere nuk kishim televizor. Zbaviteshim si mundeshim në rrugicën tonë Islam Alla, me kalldrëm. Me cilin të na shkrepte, edhe me nëpunësin që gjurmonte si majmunqengjarpër lekun që s’është i veti…
Për të tretën të hënë me radhë mjekët dhe infermierët e sist...
Mjekët e spitalit të Beratit kanë dalë në protestë duke pezu...
Konfliktet mes çiftit Meni në Gjirokastër kishin nisur prej ...
Një sulm vetëvrasës në qytetin Postikum të Nigerisë ka lënë ...
Komuniteti Rom në qyetetin e Lezhës ka dalë në një protesëtë...
Tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin shtetasin ...
Tre persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shte...
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë mëngjesin e sot...
Një person është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë punonjë...
Kryetarët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës,...
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal ndaj një të riu...
Drejtori i Përgjithshëm i Përgjithshëm i Policisë, Artan Did...
E sapofejuara Lady Gaga, është shfaqur me një fustan të bard...
Ndarja e çmimeve “Oscar” ka lumturuar së tepërmi realizuesit...
Ka përfunduar me sukses ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar...
Nga Artan FUGA Dikur, fëmijë, disa dekada përpara, u ndodha ...
Greqia po përgatitet t’i dorëzojë institucioneve financiare ...
Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter është në ...
Nga Ben BLUSHIPopujt që nuk janë të lumtur më cilësinë e jet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...