web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lezhë/ Grabitje në një banesë, në kërkim tre autorët

23 Shkurt 2015, 08:02, Aktualitet CNA

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shtetas në hyrje të banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së djeshme.

Petrit Shtjefni, banues në Grykë-Zezë të Lezhës, sapo ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë është gjendur përballë grabitësve të cilët nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar t?u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.

Blutë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale të ?Vjedhja me dhunë? e kryer në bashkëpunim.

 





Lajmet e fundit nga