Kriteret që nuk plotëson UET, skandali me doktoraturat dhe shitja e diplomave
Universiteti Europian i Tiranës, ndonëse nuk plotëson shumic...
Universiteti Europian i Tiranës, ndonëse nuk plotëson shumicën e kritereve dhe standardeve të parashikuara në ligj dhe rregullore, arriti t?i shpëtojë gjithsesi nismës së qeverisë ?Rama?, për zbatimin e ligjit, e përkthyer në terren me mbylljen e disa universiteteve fantazmë dhe piramidave arsimore. Ky aksion, fillimisht me mbështetje të madhe popullore, u komprometua shumë shpejt, sapo u përball me UET.
Edhe pse për këtë universitet pati një raport të zi, me një listë të gjatë shkeljesh të rënda, Ministria e Arsimit, mbylli sytë në mënyrë të dyshimtë. Përpos mosplotësimit të kritereve dhe standardeve, sipas Ministrisë së Arsimit, Universiteti Europian i Tiranës, ka konsumuar shkelje të rënda dhe mashtrimet me pasoja të rënda, objekt këto të hetimeve të prokurorisë.
Konkretisht, UET ka doktoruar kohë më parë shtetasin turk Nazim Ahmet Turan Cinni pa e ditur gjuhën shqipe. Shtetasit turk i mungon leja e qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe. Për shtetasin e huaj Nazim Ahmet Turan Cinni, i regjistruar në studimet e doktoratës për vitin 2013-2014, mungon kopja e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe. Këtu ngrihet pikëpyetja e një diplome të mundshëm false. Si mund të studiosh tek Çili pa leje e dokumente ligjore? Këtë duhet ta sqarojë Ministria e Arsimit, e cila e mbajti në këmbë këtë universitet. Po ashtu, 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës në UET nuk figurojnë të çregjistruar. Sipas ligjit, institucioni disponon një regjistër bazë të studentëve me të dhëna personale të tyre.
Institucioni disponon një regjistër bazë të studentëve (në formë të shkruar dhe elektronike që mbahet në ruajtje të përhershme), me vlerësimet e marra gjatë ndjekjes së programit të studimit, të dhëna për diplomën ose diplomat e marra bashkë me suplementin e diplomës etj. Po ashtu, sipas raportit, me doktoraturat e zhvilluara ka një mospërputhje të profileve të licensuara me ato që zhvillohen. Kriteret themelore.
Janë disa kritere themelore, të cilat sipas raportit të MASH nuk plotësohen nga UET. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70 % të personelit akademik të angazhuar, kriter ky që nuk plotësohet nga UET. Raporti numerik personal akademik/student duhet të jetë tillë që të sigurohet arsimimi cilësor dhe objektivat e institucionit. Për programe e studimeve që përfshijnë punë laboratorike, praktika mësimore dhe profesione të veçanta (arte, sport, etj.) Ky raport është 1 me 8, ndërsa 35 për programet e tjera të studimeve ky raport është 1 me 20. Për programet e studimeve që përfshijnë punë praktike-laboratorike (në fushat e studimit si: mjekësi, infermieri, inxhinieri, mësuesi, etj.)
Institucioni i Arsimit të Lartë siguron 1 instruktor/laborant për 60 studentë (1 personel ndihmës për 3 pedagogë). Asnjë nga këto kritere nuk plotësohet nga UET.
Disa fakte për UET, piramidën arsimore të Henri Çili
1. UET ka krijuar 1.2 milionë USD borxh në Tatime.
2. UET ka doktoruar shtetasin turk Nazim Ahmet Turan Cinni pa e ditur gjuhën shqipe.
3. Shtetasit turk i mungon leja e qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe.
4. 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës në UET nuk figurojnë të çregjistruar.
5. Regjistrat për të regjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard ?Copy.
6. Studentët e regjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk ishin të pajisur me Nr. Matrikullimi.
7. UET mund të shtojë studentë edhe pse s?kanë qenë fare vitin e parë.
8. Doktoratura kërkon mesatare 8.
9. UET mesataren e ka me vetëdeklarim.
10. Në UET kandidatët e shënojnë sa të duan, pasi paguajnë 9 mijë euro.
11. UET ka 15 drejtime doktoraturash.
12. Në VKM 503, DATË 07.10.2011 rezultojnë 12 profile në 3 Programe studimi.
13. UET mashtron me programet e studimit.
14. Qendrën shkencore në UET e drejton një individ pa doktoraturë dhe pa titullin e duhur shkencor.
15. Ky person, edhe pse jo doktorant, udhëhiqte 2 studentë dhe këshillonte 6 të tjerë.
16. Sipas udhëzimeve, numri i studentëve që mund të udhëheqë njëkohësisht një udhëheqës shkencor nuk mund të jetë më shumë se 3 deri në 5 studentë në vit.
17. Henri Çili ka ulur numrin e pedagogëve, në përpjekje për të ulur kostot dhe për të mos paguar sigurime shoqërore.
18. Ka raportuar gjithsej 167 pedagogë, nga të cilët 80 të brendshëm dhe 87 part-time.
19. Ligji thotë se raporti personel akademik-student duhet të jetë 1 me 20 (dhe sigurisht këtu nuk llogaritet stafi i jashtëm).
20. Raporti në UET del 1 pedagog për 50 studentë.
21. Nga 4 mijë studentë, që ka ky universitet, pjesëtuar me numrin e pedagogëve efektive, na rezulton shifra 1 me 50.
22. Raporti staf i brendshëm me staf të jashtëm duhet të jetë 70% me 30 %.
23. UET ka më shumë të jashtëm se sa të brendshëm.
24. Sipas legjislacionit në fuqi, sipërfaqja në metër katrorë për çdo student duhet të jetë 4.5 ? 5 m2 për shkencat shoqërore dhe 7.5 m2 për student, në shkencat natyrore.
25. UET aktualisht ka rreth 9000 m2. 38. Henri Çili ka mashtruar duket paraqitur në broshurat e tij një Mega kampus më 15. 000 m2 dhe sipërfaqe godine 13.000m2.
26. Raporti real është 1 m2/ student duke anashkaluar kërkesën e ligjit.
27. Për studimet Bachellor të UET, për për programet e studimit Histori dhe Filozofi, nuk ka një urdhër të licensimit nga Ministri i Arsimit?.
28. UET ka reklamuar për programe studimi, të cilat nuk i ka pasur ligjërisht.
29. Edhe me Doktoratura ka një mospërputhje të profileve të licensuara me ato që zhvillohen.
30. UET jep diploma pa listë notash. (Notat mund t?i vësh vetë).
31. UET ka në proces rreth 800 doktoratura dhe udhëheqësit e jashtëm i quan konsulentë.
32. Janë vetëm 3 pedagogë të huaj që marrin pjesë në doktoraturat e UET.
33. E megjithatë UET nuk është shkrirë si një piramidë arsimore.
Universiteti Europian i Tiranës, ndonëse nuk plotëson shumic...
Prokuroria ka apeluar ditën e sotme vendimet e dhëna para d...
Drejtori i emisionit investigativ ‘Fiks fare’ Filip Cakuli ...
Drejtori i emisionit Fiks Fare dhe gazetari Filip Çakuli, ka...
Është zhvilluar ditën e sotme takimi i Aleancës së Grave Dep...
Është gjetur e djegur ditën e sotme në Vlorë makina e polici...
Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja e Komitetit drejtues të...
Një 56 vjeçar nga Novosela e Vlorës është gjetur i pajetë n...
Qendrës së Shkupit do ti shtohet edhe një hotel i stilit bar...
Po zhvillohet ditën e sotme testimi i të gjithë punonjësve t...
Mesnatën e djeshme është njoftuar policia dhe zjarrfikësja e...
Pas deklaratës që bëri ditën e djeshme kryeprokurori Adriati...
Nga ARTAN FUGANga mediat mësoj se zoti Taulant Balla në funk...
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi masën e arresti...
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që disa familje të zon...
Prokuroria e rrethit gjyqësor Korcë ka depozituar një kallëi...
Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal ndaj zv.drejto...
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Britaninë e M...
Interpol Tirana ka ekstraduarin nga Londra shtetasin Hektor ...
Mëngjesin e sotëm policia e Bulqizës ka arrestuar shtetasin ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...