'I penduari' Kristi Pine jep dëshmi të tërthorta
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi masën e arresti...
Nga ARTAN FUGA
Nga mediat mësoj se zoti Taulant Balla në funksionet e tij të përfaqësimit te Shqipërisë në instancat europiane u ka drejtuar një letër tre deputetëve europianë të Frontit Kombëtar të Francës, që janë shprehur kundër proceseve integruese të Shqipërisë në Europë.
Nuk mund të mos them se pavarësisht diferencave për shumë çështje me zotin Balla, përsëri nuk e fsheh simpatinë për energjinë e tij dhe aktivitetin si deputet përballë shumë deputetëve të tjerë që nuk i dallojmë si individualitete politike edhe aq shumë.
Nuk mund të mos them se më pëlqen që nga pala shqiptare shprehet vullneti për integrim europian që është e vetmja rrugë për të dalë nga katastrofa sociale dhe ekonomike ku kemi rënë.
Nuk mund të mos them gjithashtu se më pëlqen toni i drejtpërdrejt i zotit Balla, pa komplekse, çka është në sensin e propagandës dhe diplomacisë së sotme shqiptare, mirë a keq, nuk e di.
Por, me gjithë këta faktorë, marr kurajon qytetare për të thënë se ajo letër është e konceptuar dhe redaktuar politikisht gabim. Ka një mosnjohje rrënjësore të pozicioneve politike të deputetëve europianë që u drejtohet si faktorë që përfaqësojnë forcën politike në fjalë.
U drejtohet sikur ata janë gjithashtu europianistë në kuptimin e integrimeve europiane.
E vërteta është se shprehja “vëllazërisht europian”, që përmbyll letrën, nëse përkthimi është i saktë, nuk shkon sepse Fronti Kombëtar, në të drejtën e vet për qendrim autonom e të pavarur, është shumë kritik, me qendrime kritike kundër politikave europianiste të ndjekura nga Brukseli, dhe shprehet shpesh edhe për dalje nga sistemet europianiste për të cilat Shqipëria shprehet pozitivisht.
Fronti Kombëtar nuk flet për mundësinë e dështimit të” Europës të së ardhmes”, sikurse thuhet në letër, por sipas tij flet për “dështimin e Europës të tanishme”.
Poashtu thirrja për ta kapur dorën e shtrirë të Shqipërisë për rigjallërimin dhe rinovimin e Europës nuk ka kuptim t’u drejtohet atyre zotërinjve deputetëve sepse ata nuk e shohin këtë proces në kuadrin e institucioneve të sotme europiane ku edhe adresohet kjo letër.
Kurse shprehja se “Shqipëria mban çelësat gjeopolitikë të Lindjes dhe Perëndimit” më duket e padëgjuar ndonjëherë në skemat gjeopolitike të shtetit shqiptar, e papretenduar nga asnjë instancë politike a shtetrore shqiptare, e pathënë në asnjë Kuvend ndërkombëtar, dhe nuk e di nëse na bën mirë se na jep rëndësi si qendra e politikës botërore, apo na ngarkon mbi kurriz të gjitha konfliktet e kësaj bote që artikulohen sot midis Lindjes dhe Perëndimit.
Do ta quaja hajde disi të justifikueshme në artikulimin gojor pasionant që ndonjëherë të rrëmben në tribuna kaq të rëndësishme, por në një letër do të isha që nëpunësit e ministrisë të jashtme që e kanë redaktuar të ishin shumë më tepër profesionalë dhe të kujdesshëm, formalë, sikurse e kërkojnë dokumentet historike e diplomatike. Shprehja në fjalë nuk e di sesa e bazuar është, por ajo përbën një kthesë ne qindra a mijra vjet të politikës shqiptare apo gjeopolitikës të institucioneve të ndryshme të shqiptarëve apo të paraardhësve të tyre.
Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në këtë fushë delikate por, me modesti dhe respekt u lejova të shprehem sepse ka të bëjë saktësinë e adresimit në politikën e jashtme të vendit tim dhe me ëndrrën integruese europiane të brezit tim që zoti Taulant Balla e përfaqëson megjithatë shumë sinqerisht.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila kërkoi masën e arresti...
Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që disa familje të zon...
Prokuroria e rrethit gjyqësor Korcë ka depozituar një kallëi...
Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal ndaj zv.drejto...
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Britaninë e M...
Interpol Tirana ka ekstraduarin nga Londra shtetasin Hektor ...
Mëngjesin e sotëm policia e Bulqizës ka arrestuar shtetasin ...
Policia e Bulqizës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Rust...
Banorët e ish godinave të Institutit në Kamëz kanë protestua...
Qyteti i Trevisos në Itali është përfshirë nga grabitjet e s...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në facebo...
Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord në parim të p...
Qyteti i Trevisos në Itali është përfshirë nga grabitjet e s...
Reperi kosovar Capital T ka gati albumin e tij të ri. “SlumD...
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 pritet të kushtojnë m...
Nëse për qytetarët qeveria urdhëroi shlyerjen e çdo qindarke...
Gjykata e rrethit gjyqësor Korcë ka vendosur sot arrest ‘me ...
Gjykata e Korcës ka caktuar masën e dënimit “arrest me burg”...
Një prej ndërtesave më të larta në botë, qiellgërvishtësi i ...
Është tentuar të grabitet me dhunë një një dyqan ushqimor në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...