web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlorë/ Digjet makina e policisë pyjore

21 Shkurt 2015, 10:07, Aktualitet CNA

Mesnatën e djeshme është njoftuar policia dhe zjarrfikësja e qytetit bregdetar së në lagjen Pavarësia të Vlorës po digjej një automjet tip Mitsubishi Foristradë e bardhë me traga EL 5068 B, automjet i cili i përket policisë pyjore të këtij qyteti.

Menjëherë forcat e zjarrfikëseve kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të fikin zjarrin i cili ishte në pjesën e përparme të automjetit, duke lokalizuar zjarrin që të mos përhapej duke mos rrezikuar autmjetet e tjera.

Sipas policisë në vendngjarje mendohet se automjeti tip Mitsubishi është spërkatur me benzinë dhe më pas është vënë flaka. Po ashtu dyshohet se zjarri i vendosur në këtë automjet është për shkak të punonjësit që e përdorte.

 





Lajmet e fundit nga