Kurthi i kredive në franga zvicerane
Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos...
Duhen edhe rreth 3 muaj që të nisë edhe zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhje vendore, që do të zhvillohet për herë të parë me ndarjen e re, por në media dhe opinionin publik kanë nisur të qarkullojnë prej disa kohësh emrat e kandidatëve të mundshëm për bashkitë më të rëndësishme të vendit.
Pikërisht këtyre zgjedhjeve dhe kandidatëve të mundshëm të dy kampeve të politikës shqiptare iu kushtua emisioni i kësaj të enjteje Top Story me gazetarin Sokol Balla dhe të ftuar Agron Dukën, deputet i Partisë Republikane, Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t dhe analistët Artur Zheji dhe Skënder Minxhozi.
I pari që doli haptazi publikisht duke shprehur vullnetin për të qenë kandidat i përbashkët i së djathtës për Bashkinë e Durrësit ishte Agron Duka. I zgjedhur deputet në 2001 si i pavarur por me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe në 2009 nën siglën e PS, ai u shkëput prej saj në zgjedhjet e 2013 dhe shkak ishte vendimi për ta vendosur të pestin në Qarkun e Beratit.
?Në 2013 pata një mosmarrvëeshje me kreun e PS të asaj kohe dhe Kryeministrin e sotëm dhe për natyrën time dhe marrëdhënia që kisha krijuar me elektoratin ishte e pakëndëshme për mua që të shkoja në Berat dhe e refuzova atë. Pastaj pata një ofertë nga zoti Mediu dhe e pranova?, sqaroi Duka.
Duka siguroi mbështetjen e nevojshme kur fitoi edhe nën siglën e Partisë Republikane, votë që tregoi mbështetjen që gëzon, por a është kjo mbështetje e mjaftueshme për ta bërë atë kryetar të Bashkisë së Durrësit dhe për më tepër a e përjashton ai kandidaturën e Lefter Kokës nga e majta në këtë qytet?
?Kreu i PR-së ka thënë që mund të shihem si kandidaturë konsensuale e së djathtës. Unë kam pranuar. Do shohim nëse kandidatura ime bashkon të djathtën dhe premton fitore. Mund të marr përsipër, nëse jo do të mbështesim kandidaturën e së djathtës që do të dalë në Durrës. Unë personalisht kam shprehur vullnetin për të qenë kandidat. PD e Durrësit në këto momente është e bashkuar, për meritë të kryetarit të ri dhe të deputetëve ka një optimizëm për të fituar këto zgjedhje pas 15 vitesh?, tha ai.
Për analistin Skënder Minxhozi rasti i Agron Dukës është një rast kur masa kritike mes prurjes personale dhe ikonës së partive sjell atë masë votash që të japin në fund fare fitoren. ?Si i pavarur është e pamundur të fitosh garën?, tha ai.
Lidhur me akuzat e dikurshme të ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha në adresë të Agron Dukës Artan Lame tha se sot ai që ka ndryshuar është Sali Berisha dhe se Agron Duka është i njëjti person, por ai bëri thirrje që sidomos në zgjedhjet lokale, votat të mos hidhen me tifozeri, por të zgjidhet personi që do qeverisë qytetin, që do rregullojë qytetin.
Analisti tjetër i ftuar në studio, Artur Zheji tha se kandidatura e Dukës për të djathtën është ajo e duhura, por nënvizoi faktin se ai do të përjashtonte kandidaturën e Lefter Kokës, gjithashtu një emër që qarkullon si kandidat i së majtës.
Pyetjes së shikuesve nëse do të rikthehej një ditë sërish tek e majta, deputeti i PR-së, Agron Duka iu përgjigj shkurtimisht: ?Nuk kthehem më tek e majta?.
Artan Lame tha se përveç emrave ekziston edhe ndarja e re me 61 bashki e bën më të paparashikueshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai shprehu gatishmërinë për të qenë kandidat i së majtës në Tiranë, nëse do t?i jepej mundësia nga koalicioni i majtë PS-LSI.
?Me ndarjen e re zgjedhjet janë më të paparashikueshme pasi nuk bëhet më fjalë për një elektorat dhe komunitet homogjen dhe balancat kanë ndryshuar. Jam gati të kandidoj. Mua më hanë duart për këtë qytet. Po ma dhanë do merrem, po s?ma dhanë nuk do merrem?, tha ai.
Pjesën e tretë debati u zhvendos tek bashkia më e madhe e vendit, ajo e Tiranës.
?Bashkia e tiranës është një pedanë për t?u bërë Kryeministër, që do të thotë se humbet njeriun që duhet të bëjë punën për qytetin dhe jetën e përgjithshme të qytetarëve?, deklaroi Zheji duke nënkuptuar se një rikandidim i Lulzim Bashës nuk do të ishte një vendim i duhur.
Skënder Minxhozi gjithashtu deklaroi se Lulzim Basha, edhe për shkak të premtimeve të pambajtura duhet të lërë bashkinë dhe t?i kushtohet tërësisht kreut të Partisë Demokratike për t?u përgatitur për zgjedhjet e vitit 2017.
Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos...
Greqia i ka borxh Gjermanisë miliarda euro. Apo anasjelltas?...
Ish- lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev thotë se frikësohet ...
Një person i armatosur ka hyrë në një emission lajmesh në te...
Edicioni i sivjetshëm i festivalit italian të Sanremos do të...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi se po...
Ish-kryeministri Sali Berisha e nis kështu komentin e tij në...
Pas astrofizikantit Stephen Haëking dhe sipërmarrësit Elon M...
Bashkimi Evropian do të shtojë në fillim të shkurtit persona...
Që prej ditës së sotme, promovimi i vlerave, rëndësisë, arte...
Një grua shqiptare me banim në Leçe të Italisë ka braktisur ...
Ministri Aleksander Jabllanovic për mediat kosovare ka thënë...
Dy persona të armatosur dhe të maskuar grabitën një kazino n...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani akuzoi sot opozitën se, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi aktin normative të...
Zyra e Shërbimit të Jashtëm në Britaninë e Madhe njoftoi se ...
Muaji prill do të shënojë edhe shitjen e orëve inteligjente ...
Duket se në çdo raport të ardhurash që Facebook publikon, rr...
Pas ngjarjes se ndodhur ne Spanje dhe humbjes se jetes te Ma...
50 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Franca për në ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...