web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëdhënësi i Trepçës: Greva pezullohet, punëtorët po dalin jashtë

22 Janar 2015, 16:31, Aktualitet CNA

Greva e minatorëve të Trepçës është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i ?Trepçës?, Musë Mustafa, i cili në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se Greva është pezulluar dhe se minatorët janë duke dalë jashtë.
Ai ka theksuar se greva nuk është ndërprerë dhe se për periudhën e pezullimit kanë dhënë një afat kohor.
?Greva nuk është ndërprerë. Greva për momentin është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë. Kemi dhënë një afat kohor për periudhën e pezullimit, por nuk kam mundësi të jap më shumë detaje tani për tani,? ka thënë Musë Mustafa për Express.





Lajmet e fundit nga