web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krerët e tre njësive bashkiake: Basha degradon rrugët e Tiranës

22 Janar 2015, 13:17, Aktualitet CNA

Ndërkohë që kryebashkiaku Lulzim Basha pret shirita dhe bën shou në copëza rruge periferike, qëndra e kryeqytetit zhytet në ujë sa herë ka rreshje. Rrugët e Tiranës kanë degraduar, pllakat lëvizin nga vëndi, pusetat janë pa kapak, rrugët janë të pavijëzuara, semaforët nuk funksionojnë, dritat e djegura dhe pemët e prera janë tabloja që të shfaqet përpara syve ngado që të kthesh kokën.

Ky është mendimi që kanë Kryetari i Njësisë Bashkiake nr 3, Ilir Kokona, Kryetari i Njësisë nr 6, Krenar Cenollari dhe Kryetari i Njësisë nr1 Shpëtim Cami.  Sipas tyre në këto njësi mungojnë investimet nga ana e bashkisë dhe kjo performancë e Bashës në këto katër vjet qeverisje do ta penalizojë nëse ai kandidon sërish për kreun e Bashkisë së Tiranës.





Lajmet e fundit nga