web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj grave/ Bregu : Mediat online, jo më komente denigruese

22 Janar 2015, 12:21, Aktualitet CNA

Mbledhja e parë për këtë vit e Alenacës së Grave Deputete pati në qendër të saj pikërisht gruan, dhe intensifikimin që i duhet bërë luftës kundër dhunës në familje.

Deputetet e majta dhe të djathatë në këtë Aleancë të kryesuar nga demokratja Mesil Doda thanë njëzëri se duhet rritur sensibilizimi për të shmangur dhunën ndaj gruas e fëmijëve të kthyer tashmë në fenomen në vendin tonë.

Sipas deputetes të Partisë Demokratike Majlinda Bregu pjesë e edukimit duhet të bëhen djemtë dhe burrat.

?Sot na duhet të përcaktojmë fushtatat për djemtë dhe burrat, të edukohen se nuk duhet të godasin apo dhunojë një grua. Të ndërtojmë në mënyrë urgjente mbështjen për gratë dhe viktimat e dhunës? është shprehur Majlida Bregu.

 





Lajmet e fundit nga