web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS: Për çmimin e naftës mund të flasë kushdo, përveç PD

22 Janar 2015, 14:15, Aktualitet CNA

Deklaratë për shtyp e deputetit të PS, Ervin Bushati, i cili i kundërpërgjigjet deklaratave të fundit të ardhura nga PD-ja për rritjen e cmimit të naftës. 

“Për çmimin e naftës mund të flasë kushdo, përveç Partisë Demokratike.

Partia Demokratike e gjeti çmimin e naftës 100 lekë për litër dhe pas tetë vjetësh në qeverisje e la çmimin e naftës 195 lekë për litër. Dyfish!

Në tetë vjet Partia Demokratike nuk e pyeti njëherë të vetme veten se pse shqiptarët paskan paguar më shumë se të tjerët.

Në më pak se dy vjet, çmimi i naftës nga 195 lekë për litër, është sot 160 lekë për litër.

Është ulur, mesatarisht 20% dhe ky është një fakt.

Po ulet me të njëjtat ritme si kudo, jo për meritë të qeverisë, por sepse po ulet çmimi i naftës në tregjet botërore.

Ndaj, teksa çmimi i naftës po ulet e do të vazhdojë të ulet, Partia Demokratike është e fundit që duhet të flasë, pasi në tetë vjet qeverisje, ndryshe nga ne, çmimin e shtrenjtoi, nuk e uli”, mbyll deklaratën e tij deputeti i PS-së.





Lajmet e fundit nga