web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Delvinë/ Ngacmonte seksualisht 62 vjecaren, arrestohet 63 vjecari

21 Janar 2015, 10:57, Aktualitet CNA

Një 63 vjeçar është arrestuar sot nga policia e Delvinës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 62 vjeçare për një kohë të gjatë. Në prangat e policisë ka rënë Agron Alushi 63 vjeç nën akuzën e ngacmimit seksual.

Arrestimi i Alushit është bërë pasi ai dyshohet se për një kohë të gjatë ka ngacmuar seksualisht shtetasen D.R 62 vjeç. Si Alushi ashtu edhe shtetësja D.R janë banues në Delvinë.

Pas një periudhe të gjatë ngacmimesh 62 vjeçarja i është drejtuar policisë së Delvinës ku ka bërë edhe kallëzimin.

 





Lajmet e fundit nga