web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Telefoni kinez me specifika të larta

21 Janar 2015, 10:45, Aktualitet CNA

Pas konfirmimit se pasardhësi i telefonit OnePlus One do të vijë në fund të këtij viti, kanë nisur të përhapen spekulimet në lidhje me specifikat e tij. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se telefoni i ri i kompanisë kineze pritet të vijë me specifika shumë të larta dhe do të quhet OnePlus Two. ?Gizchina? raporton se pajisja e re do të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion QHD (1440×2560 piksel). Ai po ashtu pritet të ketë procesor Snapdragon 810 me 4GB RAM dhe me bateri 3300mAH. OnePlus Two pritet të ketë 32GB hapësirë të brendshme. Kamera kryesore e tij, sipas raportimeve, do të jetë 16 megapiksel, ndërsa ajo ballore 5MP. Pasardhësi i OnePlus One përkrah rrjetin 4G dhe vjen me sistemin e ri operativ Android 5.0 Lollipop. Asnjë nga këto spekulime nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kompania kineze.





Lajmet e fundit nga