web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza/Ushtria ukrainase: Na sulmuan trupat ruse

20 Janar 2015, 19:51, Aktualitet CNA

Ushtria ukrainase akuzon Rusinë se ka sulmuar forcat e saj ndërsa luftimes në lindje të vendit përhapen drejt kufirit me Rusinë.

Zëdhënësi ushtarak, Andriy Lysenko tha se njësi të rregullta ruse kanë sulmuar në rajonin e Luhanskut, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet nën kontrollin e separatistëve.

Rusia e ka mohuar vazhdimisht se dërgon trupa në Ukrainë, mirëpo ka pohuar se ka vullnetarë që luftojnë në krah të separatistëve.

Ende nuk ka konfirmime për akuzat e fundit të Ukrainës, më shumë se 48 mijë njerëz janë vrarë në këtë vend që kur separatistët morën kontrollin në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut në muajin prill.





Lajmet e fundit nga