web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati: Julian Deda vs Elisa Spiropali për çantën Louis Vuitton

9 Janar 2015, 10:51, Lifestyle CNA

Reagojnë gazetaret Ilva Tare, Desada Metaj e Iva Tiço: Ne i kemi origjinale nuk punojmë në administratë

Çanta “Louis Vuitton” e drejtoreshës së doganave, Elisa Spiropali është bërë objekt debati mes saj dhe humoristit Julian Deda, tashmë një nga koordinatorët e rinj të PD-së. City Fm ka publikuar dje shqetësimin e Dedës, kur aktori i humorit ka përmendur  çantën mijëra euro të drejtoreshës, por sot do t?iu tregojmë sesi ka vazhduar debati mes tyre në Facebook.

?Meqe drejtoresha e doganave eshte ne kufirin e varferise se te jetuarit, une personalisht ndjej keqardhje qe vetem çanta e saj kushton vetem 1.640 euro. Ajo meriton qe ne si popull te mbledhim ca lek dhe ti blejme nje çante akome me te shtrenjte, siç asaj i ka hije. Urime, integrime? ka thënë Deda.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Spiropalit ku shkruan se:

Julian, se kam blere, eshte dhurate grash, dhe per me teper me duket ma kane dhene fallso, duhet bere ekspertiza ?.

Deda vazhdon më pas me komentin :
1

 

Dhe Deda nuk ngurron të përgjigjet:

Spiropali gjithashtu:

Perpiquni Julian Deda, se siç e keni nisur me opozite çantash dhe muhabete kafeneje grash, veshtire e keni.

 

 

Pas këtij debati kanë qenë gazetarët e njohura, Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço, të cilat kanë publikuar një foto ku reklamojnë çantat e tyre Louis Vuitton, me dixhiturën ? po të paktën nuk na duhet të gënjejmë që janë fallco, se shyqyr nuk punojmë në administratë?.

Ndërkaq gazetarja Iva Tiço ka publikuar sot në mëngjes një status në Facebook ku shkruan se, ?Ne drejtorine e pergjithshme te doganave ka nje strukture, e ngritur ne 2005-en, per luften kunder kontrabandimit te mallrave te fallsifikuar. Ndaj drejtoresha e pergjithshme e Doganave s’mund te thote qe canta e saj eshte fallso. Pastaj pse duhet te mbaje dikush nje cante fallso? Cantat e shtrenjta mbahen per te treguar qe ti ke mundesi te shpenzosh. Pse Elisa duhet te jape imazhin sikur ajo ka mundesi te shpenzoje nderkohe qe neper intervista shfaqet bije e thjeshte e popullit?! Apo s’duhet te merremi me vogelsira te tilla si cantat e zyrtareve se qenka turp. Apo s’ja vlen se na shajne vartesit e Elises neper portale. Ju uroj ketyre te fundit pune te mbare sot edhe pse do jene te lodhur nga pagjumesia, se helbete, deri ne mengjes duke mbrojtur drejtoreshen neper forume?…





Lajmet e fundit nga