Marilyn Monroe sërish imazh i bukurisë
Marilyn Monroe vijon të mbetet një ikonë e bukurisë, ndonëse...
Divorci mund të sjellë me të vërtetë vdekjen, kështu pretendon një studim i ri, sipas të cilit pasojat e ndarjes nga partneri/ja mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, të cilat çojnë edhe në vdekje të parakohshme
Divorci nuk është vetëm një burim i mërzisë dhe shpenzimeve, por mund të jetë edhe një shkaktar i vdekjes së parakohshme. Ata që humbin gjumin nga shqetësimi për ndarjen e tyre, tregojnë rritje të presionit të gjakut, ka zbuluar një studim.
Një kërkim i fundit e ka lidhur fenomenin e divorcit me pasoja të rënda shëndetësore që shkojnë deri në vdekjen e parakohshme, pavarësisht se nuk është shumë e qartë se si mund të ekzistojë një lidhje e tillë.
Shqetësimet e gjumit që vijnë nga divorci mund të jenë pjesërisht shkaktare për këtë pretendim, sipas shkencëtarëve që janë marrë me studimin.
Dr. David Sbarra, nga Universiteti i Arizonës në SHBA, tha: ?Në muajt e parë të një ndarje, problemet e gjumit janë shumë normale dhe ky është një proces i zakonshëm me të cilin njerëzit merren me kalimin e kohës dhe e rregullojnë.
Por problemet e gjumit që zgjaten për një periudhë të madhe kohe mund të nënkuptojnë diçka tjetër.
Ato do të thonë se njerëzit po futen në depresion, se po luftojnë që të vazhdojnë jetën si dikur dhe se janë pikërisht këta persona që paraqesin probleme me shëndetin.
Studimi analizoi 138 persona që ishin ndarë nga partnerët e tyre për rreth 16 javë përpara se të fillonte hulumtimi. Pjesëmarrësit u pyetën rreth cilësisë së gjumit që kishin pasur gjatë tri vizitave që bënë në laborator gjatë periudhës prej shtatë muajsh e gjysmë. Presioni i tyre i gjakut u mat gjatë çdo vizite.
Kërkuesit panë një efekt të vonuar te njerëzit që treguan rritje të presionit të gjakut në vizitën e fundit dhe problemeve të hershme të gjumit. Një analizë mati presionin në arterie kur zemra rreh, ndërsa tjetra presionin në arterie mes rrahjeve të zemrës. Presioni normal i gjakut është rreth 120/80.
Dr. Sbarra tha: ?Ne vumë re se ndryshimet në presionin e gjakut ishin të lidhura me problemet e gjumit prej tre muajsh më parë. Problemet e hershme me gjumin, parashikuan rritje të presionit të gjakut me kalimin e kohës?.
Kërkuesit gjithashtu zbuluan se sa më gjatë të zgjasnin problemet e gjumit të personave të divorcuar, aq më shumë gjasa kishte që problemet të kishin efekt negativ në trup dhe shëndet.
Studiuesi kryesor tha: ?Zbuluam se, nëse dikush ka probleme me gjumin për rreth 10 javë pas divorcit, atëherë tek ai nuk shfaqen probleme me rritjen e presionit të gjakut në ditët në vazhdim?.
?Megjithatë, pas 10 javësh e më shumë, nëse vazhdon i njëjti problem, atëherë gjendja përkeqësohet?.
Ai tha se për njerëzit që kanë rritje të presionit të gjakut, kjo nuk duhet të merret si diçka e parëndësishme, pasi me kalimin e kohës, gjendja e trupit fillon të degradojë dhe shqetësimet vazhdojnë zinxhir.
Autorja e studimit, Kendra Krietsh, sugjeron se njerëzit që kanë vështirësi me gjumin pas një divorci, duhet të kërkojnë terapi konjitive, të bëjnë programime të rutinës së përditshme që të nxisin gjumin e shëndetshëm, ose të gjejnë mënyra të reja të relaksimit.
Ajo shtoi: ?Nëse dikush po përjeton divorcin dhe nuk është në gjendje të flejë, atëherë ky person duhet të marrë ndihmën e nevojshme ose do të ketë probleme?.
Sipas saj, të gjithë kalojnë periudha të stresuara në jetë, qoftë ky një divorc apo edhe shqetësime të tjera, por çka ka rëndësi është se të gjithë duhet të bëjmë një gjumë të mirë dhe duhet të kujdesemi për veten.
Zbulimet mbështesin një studim të mëparshëm që tregoi efektet negative të divorcit.
Kërkimi i mëparshëm i publikuar në vitin 2013 zbuloi se ata që kishin martesa të përfunduara, ishin më të lidhur me vdekshmërinë, abuzimin me substancat narkotike, depresionin dhe mungesën e mbështetjes sociale.
Studimi u bënte thirrje doktorëve të drejtonte te terapistët më shumë burra të divorcuar dhe theksonte nevojën urgjente të zbulimit të pasojave negative të ndarjeve në shëndet.
Kërkuesit amerikanë thonë se burrat e divorcuar dhe ata beqarë kanë një shkallë 39 për qind më të lartë të vetëvrasjes, sesa ata të martuar ? ndoshta pjesërisht për shkak se ata kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të rrezikshme.
Marilyn Monroe vijon të mbetet një ikonë e bukurisë, ndonëse...
Sondazhi i organizuar nga portali Aristofante ka nxjerrë në ...
Laptopë, PC, telefonat celularë dhe smartphone nuk janë përg...
Cila është mënyra më e mirë e sjelljes kur ajo mund t’ju jap...
Në gjitha femrat i dashurojnë këpucët me takë, por t’i mbash...
Stina e dimrit dhe i ftohti i tij sjell pasoja të ndryshme p...
Huffington Post, ka përmbledhur disa nga ndryshimet më të sh...
Nësë doni ti ruheni të ftohtit në stinën e dimrit, atëherë m...
Ideja se shoku jonë më i ngushtë mund të ishte bashkëshorti ...
Të presësh në aeroport për 1 ose 2 orë, është një torturë e ...
Nga xhinset e viteve ’70, të veshura nga yjet e modës, e der...
Kur bëhet fjalë për trup të përsosur, meshkujt dhe femrat ka...
Me turravrapin e nevojës së organizimit, me detaje gati në p...
Edhe pse jemi ne fund te vitit 2014, ekzistojnë ende disa li...
Quhet Granzyme-B dhe kush nuk e ka ne organizëm gëzon fatin ...
Ndiheni të bllokuar, harroni takime apo detyra? Kujtesa nuk ...
Mungesa e gjumit, ja pasojat që sjell tek trupi dhe tek mend...
Sa më shumë kalojnë vitet, aq më e lodhshme është për t’u do...
Sekretet e një jete të lumtur, në paqe dhe të mbushur plot s...
Në familje apo në punë, të pasurit pranë një person që ankoh...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga autorët e shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme n...
Një rast i trafikimit të heroinës nga Maqedonia e Veriut d...
Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për vrasjen e poli...
Një "Call Center" ku kryhej mashtrim kompjuterik është zbu...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Një incident me materiale të rrezikshme e vuri Pentagonin ...
Shpërthime janë dëgjuar në afërsi të qytetit iranian Sirik...
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e parabur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se so...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Bizneset ulën huamarrjen jashtë vendit gjatë vitit të kalu...
Pagesat dhe tërheqjet në bastet sportive online do të kryh...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dhe ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekor...