Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
?Jam mbret i injorantëve?, ka thënë Adriano Çelentano teksa ka refuzuar një diplomë ?Honoris Causa?, që Universeti i Foggia-s kishte vendosur t?ia jepte disa vite më parë. Pas këtyre fjalëve mund ta cilësojmë atë si mendjemadh, arrogant, apo çfarëdo tjetër veçse një gjë është e sigurt, ai është historia e muzikës.
Djaloshi i ?24 mijë puthjeve? mbush sot plot 77 vjeç dhe përsëri sa herë që ai vendos të dal publikisht (daljet e tij janë shumë të rralla), të gjithë janë sy e veshë nga ai. Çelentano përveç muzikës së mrekullueshme (tekstet e këngëve kuptimplota), hap shpesh polemika përmes opinioneve që ai ka për politikën, fenomenet sociale etj. Me mbi 70 milion disqe të shitura, Çelentano vazhdon të mbetet personazhi më i diskutuar italian, i cili pranon se strehëzën më të shtrenjtë ka familjen, gruan Claudia dhe tre fëmijët, Rosita, Giacomo dhe Rosalinda.
Adriano Celentano u lind më 6 janar 1938 në Milano, ai është biri i prindërve puljezë, të cilët emigruan në Milano, në kërkim të një jete më të mirë. Adoleshenca e gjen atë larg shkollës, i detyruar të bëjë punë të ndryshme për të mbijetuar, ku ai kujton si të preferuar zanatin e orëndreqësit. Megjithatë ky orëndreqës, ?i pandreqëshëm? zbulon se kishte talent për muzikë ndaj dhe për herë të parë debuton në Teatrin Smeraldo, së bashku me Tony Renis, në një grup muzikor që mbante emrin ?Qejflinjtë e ritmit?. Pas njërës prej shfaqjeve të fillimit, ai takohet me kampionin e muzikës rock-boogie, Bruno Dossena, i cili e fton të marrë pjesë në Festivalin e Rock?n?roll-it, që zhvillohej në Pallatin e Akullit në Milano. Atje Adriano Celentano mori pjesë i shoqëruar nga kompleksi ?Rock boys?, ku bënin pjesë artistë që në të ardhmen do bëheshin firma të mëdha të muzikës italiane, si Giorgio Gaber, Enzo Jannaçi dhe Luigi Tenco. Megjithëse kishte shumë pjesëmarrës, dukej se i vetmi këngëtar i vërtetë rock, ishte ai ?Adriano il Molleggiato? (i përdredhuri) i pari, madje i vetmi në Europë.Me këngën ?Ciao, do të lajmëroj?, ai i shkatërroi krejtësisht konkurrentët e tjerë dhe vetëm pas tri ditësh nënshkruan kontratën e parë me shtëpinë diskografike milaneze ?Saar?, me të cilën prodhon këngët hit ?Rip it Up?, ?Jaihouse Rock? dhe ?Tutti Frutti?. Në vitin 1958 ai është sërish pjesëmarrës në edicionin e dytë të festivalit të muzikës Rock?n?Roll dhe, për herë të parë shfaqet si figurant në filmin ?Të nxituarit?.
Data 13 korrik 1959 është dita e Festivalit të Anconës, ku Celentano, me këngën ?Puthja jote është si një rock?, bëhet fitues dhe njëkohësisht pushtuesi i klasifikimeve muzikore në mbarë Italinë. Kjo këngë e bën Adriano Celentanon të njohur, pra erdhi momenti i tij.

Në vitin 1960 Celentano shfaqet në një sekuencë të rëndësishme të filmit të famshëm ?Jeta e ëmbël?, të regjisorit Federico Fellini, i cili kërkoi ta kishte me çdo kusht, pasi e pa në skenë duke kënduar ?Reddy Teddy?.
Një vit më vonë, Adriano niset të kryejë shërbimin ushtarak dhe merr pjesë në festivalin e Sanremos me këngën ?24 mijë puthje?. Nuk fiton, sepse renditet në vendin e dytë, por disku shitet në më shumë se një milion kopje. Adriano në skenë këndoi duke ia kthyer shpinën publikut, dhe ky veprim bëri aq bujë sa u kthye në një çështje që u diskutua edhe në Parlament. Ai është i pari që themeloi një shtëpi diskografike, të quajtur ?Clan Celentano?, ku do të prodhonte muzikë për vete dhe për këngëtarë të rinj. ?Clan Celentano? solli këngë si ?Numero Uno? nga Mogol-Battisti ose ?PDU? këngën e Minës, etj.?Qëndro larg meje?, më 1962, është kënga e parë që prodhohet nga ?Clan? dhe shet një milion e treqind mijë kopje. Në vitin 1963 gjatë xhirimeve të filmit ?Një tip i çuditshëm?, ai njihet me Claudia Morin, gruan e tij të ardhshme, ndërsa rikthimin në Sanremo, artisti e bën më 1966-n, me një këngë që për herë të parë ngjit në skenat muzikore evropiane temën e ndotjes urbane.Titulli i saj është ?Djaloshi i rrugës Gluck? dhe suksesin ia garantojnë një milion e gjysmë kopje të shitura në mbarë botën, ku kënga u përkthye në tetëmbëdhjetë gjuhë.

Por pas këtyre këngëve me temë sociale, këngëtari përkrah të shoqes Claudia Mori regjistron këngën me titull ?Çifti më i bukur në botë?, që vlerësohet me çmimin e parë të Sanremos, më 1970-n. Por 1968-a mbetet në kujtesë si viti i këngës ?Azzurro? (Bojëqielli), një tjetër krijim i rëndësishëm në panoramën e muzikë së lehtë italiane, së bashku me ?Përkëdhelja në një grusht?, që u editua në të njëjtin vit. Ambicia artistike e Adrianos nuk mbeti vetëm në mbajtjen e statusit si këngëtari i parë rock?n?roll europian, sepse më 1972 del singëlli ?Prisencolinensinanciusol?, e para këngë rap në historinë botërore. Amerikanët, që mbahen si zbulues të kësaj rryme, e sollën këngën e tyre të parë në tregun muzikor, vetëm dhjetë vite më pas. Suksesi i këngës rap shoqërohet me praninë e tij në filmin ?E bardhë, e kuqe dhe??, ku ai luan bashkë me divën Sophia Loren. Po në atë periudhë, një autor i njohur televiziv, Antonello Falqui, i dedikon këngëtarit në stacionin televiziv shtetëror Rai një spektakël me dy pjesë, me titullin ?Është Celentano?. Interpretimit në kinema, përkrah bashkëshortes, Clentano i kthehet më 1973 me filmin ?Rugantino?, kur, në të njëjtën kohë, këngëtari bindet nga regjisori i famshëm i filmave horror Dario Argento që të luajë në filmin e tij me titull ?Pesë ditët?.
Artisti ka pasur gjatë gjithë karrierës dashurinë e pandarë të publikut, por në vitin 1974, pas daljes në kinema të filmit ?Yuppi Du?, i shkruar, drejtuar, interpretuar dhe prodhuar nga vetë Celentano, edhe kritikët e kinemasë thirrën njëzëri: ?Ka lindur një Charlie Chaplin i ri!?. Periudha nga viti 1975 deri më 1985 sjell për Adriano Celentanon intensitet të pazakontë në aktivitetin si aktor. Filmat e tij janë të parët në historinë e kinemasë italiane, që sjellin të ardhura deri në dhjetë milionë euro.
Fillimi i viteve ?90 e gjen Celentanon duke projektuar suksese të tilla, si ?Mbreti i injorantëve?, ?Erdhën njerëzit?. Një bum artistik i publikut dhe i kritikës ishte albumi që ai dhe Mina nxorën në treg në vitin 1998, me titullin ?Mina & Celentano?. Pasi shiti një milion kopje nga ky disk, Adriano editon një të ri me titullin ?Unë nuk di të flas për dashurinë?, i cili shiti plot dy milionë kopje. Televizioni shtetëror e lut që të drejtojë një spektakël, duke shpresuar në rikthimin e suksesit që ai pati me ?Fantastico?. Celentano nuk zhgënjen dhe sjell në ekranin e Raiuno-s, para një publiku disa milionësh dhe vëmendjes së mediave, programin e titulluar ?Shkurt, nuk më intereson?.
Më 2000 del një tjetër album, ?Dal rrallë dhe nuk flas shumë?. I tërhequr në jetën familjare, artisti vendos që pas dy vjetësh të risjellë një CD me titull ?Përgjithmonë?. Bashkë me albumin, Celentano drejton përsëri një spektakël të suksesshëm, ku debatohet për temat më të nxehta të realitetit, me titullin ?125 milionë idiotllëqe?. Pas spektaklit ?Rockpolitik? në tetor 2005, talenti i rrallë Adriano Celentano rikthehet pas dy vjetësh në televizion, gjithmonë në kanalin shtetëror Rai, me programin titulluar ?Situata e motrës sime nuk është e mirë?.Ndërsa provokimi i fundit ?alla Celentano? titullohet?Situata e motrës sime, nuk është e mirë? Më 23 nëntor 2007 këngëtari publikon ?Fli e dashur, situata nuk është e mirë?, album që ka në kopertinën e tij një pamje të Adrianos si boksier. Jo vetëm spektakli, i drejtuar nga ai vetë, por edhe një speciale që Raiuno i dedikoi atij, me rastin e 70-vjetorit, rezultoi një sukses i madh dhe matësit e shikueshmërisë televizive në Itali, ku treguan se dokumentari me titullin ?Adriano Celentano, jeta ime një roman?, u ndoq nga rreth tetë milionë shikues.
Adriano Celentano i vërtetë është Claudia Mori. Vetëm një femër strikte, si Claudia Mori, mund të drejtojë, mbrojë dhe dashurojë një vullkan si Adriano Celentano. Claudia, aktore dhe këngëtare nga Roma, e takoi Celentanon në sheshxhirimin e filmit ?Një tip i çuditshëm?; dhe që nga ai moment ata janë çifti më solid në shoë-bizin italian. Martesa e tyre u bë shumë sekrete në vitin 1964. Kjo lidhje u solli atyre tre fëmijë: Rosita, më 1965, Giacomo, më 1966, dhe Rosalinda, më 1968.
Jeta në çift e Adrianos dhe Claudias ka rrjedhur e qetë dhe shumë e rezervuar për publikun, përveç viteve tetëdhjetë, kur u fol për një divorc dhe ata jetuan për disa kohë të ndarë. Flitet se një flirt i Adrianos me seksin e kinemasë italiane Ornella Mutti ishte shkaku i kësaj krize.
Ndërkohë që në vitin 2012 ndodhi ajo që pritej. Ai merr pjesë në San Remo dhe Celentanos iu plotësua kërkesa për të patur 50 minuta të veta nga shoë i natës së parë në këtë festival dhe duke qenë kështu lajmi i parë në të gjitha mediat. Ndonëse është 77 vjeç ai vazhdon të mbetet një ndër idhujt e muzikës italiane, i cilësuar si miti i historisë muzikore.
Loja Flappy Bird njihet në të gjithë botën dhe pëlqehet shum...
Tashmë nuk është më sekret se smartfoni i ardhshëm i Samsung...
Apple mendohet se është duke përgatitur iPhone 6S 4 inç i ci...
Norman Atlantic, trageti që u përfshi nga flakët në afërsi t...
“Top 20”, cdo te Diele nga ora 10:00 – 12:00, per te percjel...
Uji i Bekuar dhe hedhja e Kryqit eshte kryer edhe ne qytetin...
Banorët e Moskës, pavarësisht të gjithë treguesve që shfaqin...
Vendimi për transferimin e 6 prokurorëve u mor sot nga Proku...
Tashme nje tradite e te gjithe qytetit. Ceremonia e Ujit te ...
Në rajonin më të thellë dhe me të akullt në hemisferën jugor...
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit sqaruan pak me pare...
INUK vazhdon operacionet e prishjes me dhe pa leje në Hudëni...
Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut njoftoi se veriu ka...
Nail art kontribuon për te krijuar një look me te vërtet te ...
Elvi FUNDONe nje interviste dhënë pak kohë më parë një nga n...
Pasiguria politike rreth zgjedhjeve të parakohshme në Greqi,...
Në Kapshticë janë ndaluar 3 shtetas shqiptarë dhe 1 grek të ...
Emiljano Shullazi nje nga njerzit e botes se krimit ne Shqip...
Andrea Halili, ish punonjës i gardës akuzohet për ,ushtrim n...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...