web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fahri Balliu sherbetor i diktatures/Ramiz Alia: Lëreni Fahriun, se i di vetë punët e tij ai

6 Janar 2015, 10:48, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Ne nje interviste dhënë pak kohë më parë një nga njerzit më të afër të Ramiz Alisë, ish-sekretar i Pare i PPSH, pas vdekjes se diktatorit Enver Hoxha dhe presidenti i parë i periudhës postkomuniste, tregon disa ngjarje dhe detaje mjaft të rëndesishme. Midis tyre Guro Zeneli flet edhe për Fahri Balliun, një nga njerzit që qëndronte pas udhëheqjes ish-komuniste. Shpesh Fahri Balliu është akuzuar edhe si ish bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Se fundi cityfm.al botoi një material të plotë me fakte konkrete që tregonte se botuesi I gazetës 55 ka qenë një nga shërbëtorët më të devotshëm të rregjimit ish-komunist.

Linku #http://www.cityfm.al/cityfm/2014/12/fahri-balliu-bashkepunetor-i-sigurimit-te-shtetit/

Por detaje të reja vijnë edhe nga miq dhe kolegë të tij. Ata shprehen se, Fahriu është një nga njerzit e fundit që braktisi diktaturën, ai në ditet e levizjes studentore por edhe më pas ka qenë kundër studentëve dhe themelimit të PD-së, ka qenë egërsisht mbështetës i linjës së radikale, ku hynin Hekuran Isai dhe Xhelil Gjoni, mit e Balliut. Shumë prej tyre tregojnë edhe për orët e gjata që Fahri Balliu kalonte me Hekuran Isain ministrin e Brendshëm të asaj kohe, një nga njerzit më të eger dhe mbështetës i linjës radikale.

Sot po sjellim një intervistë të Guro Zenelit, një nga njërzit më të afërt të Ramiz Alizë, ai shprehet mjaft qartë dhe jep disa detaje të rëndësishme për lidhjet e Fahriut me regjimin, deri të Ramiz Alia. Faktet ashtu si tek shkrimi i parë, tregojnë se kush është HIJENA që sot shqyen në oborin e SHQUP-it dhe te Qeverisë nëpërmjet Ilir Metës. Megjithse njeri i afërt me nomenklaturën ai su pranua kurrë në PArti, jo për biografi, por se kishte disa klecka që parti nuk I shkelte kurrë. Bashkëpunëtorët e Sigurimit të SHtetit nuk pranoheshin në parti, dhe Fahriu diku e kishte ngrënë një luge CORBË.
Vetë Ramiz Alia është shprehur ?Lereni Fahriun se i di vetë punët e tij ai?. Një detaj që flet jo pak për punët e Fahriut në shërbim t ëish nomenklaturës dhe diktaturës komuniste.

Intervista e Guro Zenelit:

Ndenjët shumë në Pogradec dhe çfarë verifikuat?

Po çfarë do verifikonim. Ato çka thuheshin, diheshin dhe mësoheshin thjesht. Aq më shumë që ne takuam Sekretarin e Parë të Rrethit aty.

Çfarë i raportuat Ramizit?

Sipas rregullit, kur i çonim informacionin, i çonim edhe shkresën ku kishte bërë shënimin dhe i tregonim për detyrën që kishte lënë, me qëllim që ai të orientohej për se po i raportohej. Kështu bëmë dhe për informacionin që kishim bërë për Fahriun. I thamë si ishte puna dhe për çfarë na kishte lënë detyrë. Ndërkohë që i thamë, se takuam edhe Sekretarin e Parë, ndërkohë që problemet që ngriheshin ishin ato të punës rutinë të Fahriut, që nuk përbënin ndonjë peshë të madhe, por që i thamë akoma, se i vumë në dijeni të shqetësimit të ngritur dhe se duhet të shikonin me përgjegjësi atë problem ?etj.

Reagoi Ramizi?

Të them të drejtën, e pamë që priti një raportim kalimthi, duke lëvizur në tavolinë, si për të treguar padurim për të kaluar në një temë tjetër. Pas kësaj, ai para se të nisej në temë tjetër, na tha si për të mbyllur oratorinë e nxituar tonën: Lëreni Fahriun, se i di vetë punët e tij ai, madje mirë, por shikoni për problemin X, që unë nuk e mbaj mend për se ishte fjala. Kështu u mbyll ajo punë, gjë që ne pamë edhe një herë, se Fahri Balliu gëzonte një simpati të veçantë te Ramiz Alia.

ramizi
Po pse e la shënimin për verifikim, kur gëzonte simpati?

Sepse diçka do të shkruante, pasi letra ishte protokolluar, që kishte hyrë në zyrën e tij. Kështu që ishte një shënim rutinë për të thënë, që e pashë letrën dhe lashë detyrë.

guro zeneli

Kush eshte Guro Zeneli?

Guro Zeneli, lindi në Fterrë të Sarandës. Në vitet 1960-1964 përfundon studimet në UT në degët Gjuhë e Letërsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji dhe më vonë Filozofi Për shumë vite ka punuar si mësues dhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, si drejtues rinie në rrethin e Vlorës, ka qenë drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Sarandë. Në vitet 1970-1982 ka punuar gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Fitorja” në Sarandë dhe në vitet 1982-1988 ka punuar në administratën e lartë të shtetit, pranë Presidentit të Shqipërisë. Per disa vite punoi si këshilltar pranë grupit parlamentar të PSSH-së. Aktualisht është në pension.





21:05 Aktualitet

Euroja në rënie

Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situ...

Lajmet e fundit nga